LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann i lumtur me nënshkrimin e Manes: Futbollist i shkëlqyer, mund të luaj në pesë pozita

Nagelsmann i lumtur me nënshkrimin e Manes: Futbollist i shkëlqyer, mund të luaj në pesë pozita
Sadio Mane dhe Julian Nagelsmann

Transferimi i Sadio Manes te Bayern Munich ka qenë njëri nga më të bujshmit këtë verë në tregun e transferimeve.

Sulmuesi senegalez u largua nga Liverpooli pas gjashtë viteve qëndrim në Anfield duke fituar gjithë trofetë e mundshëm me The Reds.


Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich pagoi 40 milionë euro për afrimin e senegalezit i cili mund të luaj në tri pozitat e repartit ofensivë.

E shumë i emocionuar dhe i lumtur njëkohësisht është shprehur trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann për transferimin e sulmuesit senegalez.

“Jam shumë i emocionuar me transferimin e Manes. Që prej diskutimit të parë që patëm ai la një përshtypje se është një njeri shumë vetëmohues dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme për një emër kaq të madh. Ai tha me goxha modesti se mund ta imagjinojë veten të luajë në çdo pozicion”.

Julian Nagelsmann dhe Sadio Mane

“Është e rrallë ta përjetosh këtë në bisedën e parë, që një futbollist ta vendosë veten plotësisht në shërbim të klubit dhe trajnerit. Kjo e nxiti dëshirën tonë për ta bërë transferimin realitet përtej vështirësive edhe më të mëdha”, deklaroi Nagelsmann.

Tutje trajneri gjerman tha se Mane kishte një dëshirë të madhe për tu transferuar në Allianz Arena, derisa nuk kurseu lëvdatat për të duke thënë se mund të luaj në katër ose pesë pozita.

“Ne jemi Bayern Munich, ne kemi gjithnjë shansin për të bërë oferta për yje të mëdhenj. Ndonjëherë ne prekim limitet tona financiare, veçanërisht me djemtë që luajnë në Angli. Por këtë herë ishte ndryshe me Manen, sepse ai kishte një dëshirë të madhe për t’iu bashkuar projektit tonë, klubit dhe shokëve të skuadrës. Unë isha i kënaqur”.

“Këtë nuk mund ta themi ende me siguri. Duhet të presim dhe shohim se çfarë ndodh në tregun e transferimeve. Por Sadio është një futbollist, i cili mund të luajë lehtësisht në katër apo pesë pozicione dhe mund t’i këmbejë ato gjithashtu gjatë një ndeshjeje”, u shpreh Ngaelsmann.

Klopp për transferimin e Manes te Bayern Munich: U largua njëri nga futbollistët më të mirë në histori të Liverpoolit
Lexo po ashtu Klopp për transferimin e Manes te Bayern Munich: U largua njëri nga futbollistët më të mirë në histori të Liverpoolit

Mane te Bayern Munich ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori