LAJMI I FUNDIT:

​Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit

​Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi të enjten se Ministria e Qeveria nuk ndërhyjnë në autonominë e Universitetit të Prishtinës, teksa komentoi shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

Ngavaci tha se është dëshmuar se në emërimin e ish-sekretarit kishte shkelje ligjore, prandaj edhe tha se është i rëndësishëm vendimi i Këshillit.


“Nuk kam pasur rast ta shohë çfarë ka deklaruar ish-rektori. Shpresoj dhe besoj që nuk ka thënë ndonjë gjë, sepse nuk ka çfarë të thotë konkretisht. Kemi pasur një bashkëpunim për më shumë se një vit e gjysmë dhe jemi munduar që të adresojmë çështjet që janë të rëndësishme për UP-në. Për më shumë, unë dhe as Ministria e Qeveria nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit”, tha ajo.

Nagavci tutje theksoi se gjetjet që i ka adresuar Këshilli Drejtues i UP-së janë në interes të publikut, në mënyrë që sipas saj të adresohen problemet të cilat kanë ekzistuar aty, dhe nevojat për avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Më tej, ministrja përmendi edhe anëtarin e Këshillit që po akuzohet për plagjiaturë, Selim Bezerajn, të cilit sipas saj, emri i është lakuar pa të drejtë, derisa shtoi se i njëjti ka marrë më së shumti vota nga anëtarët e Këshillit.

Ajo tha se është momenti i fundit që duhet të kujdesen për cilësinë në arsimin e lartë.

“Selim Bezeraj përpara se të jetë anëtar i Këshillit Drejtues është profesor. Shqetësimi për ne duhet të jetë se ai është çdo ditë me studentë, është hipokrizi që për një person që është folur për më shumë se katër vjet, për të cilin nuk është ndërmarrë asgjë, as nga Universiteti e as nga ish-rektori. Në momentin kur janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Drejtues edhe atëherë pa të drejtë u lakua emri im e që u vërtetua se ka qenë gabim sepse nuk kemi ndërhyrë as atëherë. Selim Bezeraj ka marrë më së shumti vota nga senati…UP ka nevojë sikur edhe shumica e universiteteve të tjera për përmirësime serioze, është momenti i fundit të kujdesemi për cilësinë në arsimin e lartë”, shtoi Nagavci.

Duke folur për shkarkimin e rektorit të UP-së, Nagavci tha se ushtruesja e detyrës së rektores, që u përfol si e afërt me VV-në, nuk do të konkurrojë për pozitën e rektores.

“Ushtruesja e detyrës e ka marrë detyrën për dy javë ditë dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë për pozitën e rektorit dhe e njëjta me aq sa unë jam në njohuri nuk ka ndikim në procedura të mëtutjeshme, sepse do të jetë senati ai që do të shqyrtojë aplikimet e personave për rektor”.

Sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës, Nagavci u bëri thirrje sërish prindërve e mësimdhënësve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Sipas saj, kushdo që pengon fëmijët të shkojnë në shkollë, nuk ua do të mirën atyre.

“Humbjet për fëmijë kanë qenë shumë të mëdha, koha është e mirë, fëmijët kanë bërë më shumë se tre muaj pushim dhe ftoj edhe prindërit, mësimdhënësit, menaxhmentin e shkollës që të mos humbim asnjë orë më shumë për fëmijët. Tashmë janë penalizuar shumë fëmijët dhe kushdo që pengon fëmijët të shkojnë në shkollë, nuk ju do të mirën atyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori