LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Ministria ta shqyrtojë kërkesën që studentët të lirohen nga pagesat

Nagavci: Ministria ta shqyrtojë kërkesën që studentët të lirohen nga pagesat

Edhe sot ka vazhdar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku është thirrur në interpelancë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se ministria nuk ka bërë asnjë plan të qartë për fillim vitin e ri akademik.


“Ndonëse është thënë për angazhimin e një mijë mësimdhënëseve që do të jenë të gatshëm të punojnë në rast nevoje akoma nuk ka asgjë konkrete dhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve me probleme kronike, me probleme të ndryshe shëndetësore janë të obliguar që në rrethana të mos humbjes së punës dhe përgjegjësive janë të detyruar të rrezikojë në veten dhe të dalin në shkolla. Ministria nuk ka një plan të qartë se si do të filloj viti i ri akademik, si do të bëhet aplikimi nëpër fakultetet apo në çfarë forme do të mbahet provimi pranues, apo nuk do të bëhet…cili është plani për fillimin e vitit të ri akademik dhe ndonëse nuk ka shumë opsione. Secili është planifikimi i ministrisë, cili është buxheti që është ndarë dhe cilat janë përgatitjet që po bëhen sepse jemi dëshmitarë që ato akoma nuk po bëhen”, tha Nagavci.

Nagavci ka thënë se është shqetësuese që nuk po hapen bibliotekat.

Ajo po ashtu kërkoi nga MASH që të shqyrtojnë kërkesës që studentët të lirohen nga pagesat.

“Shqetësuese është edhe pse nuk po hapen biblioteka. Çfarë kuptimi ka të mbahen të hapura kafiterit. Çështjet tjetër është edhe që ministria duhet të ketë parasysh është edhe shqyrtimi i kërkesave të studentëve nga lirimi nga pagesat dhe tarifave për studime. Cilat planifikimet e ministrisë edhe sa i përket hapjes së konvikteve dhe mensës”, theksoi Nagavci.

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori