LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Mezi presim themelimin e Komisionit hetimor, të hetohen të gjitha keqpërdorimet ndër vite në arsim

Nagavci: Mezi presim themelimin e Komisionit hetimor, të hetohen të gjitha keqpërdorimet ndër vite në arsim

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sot themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023-2024.

E lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.


Nagavci tha se mezi presin për themelimin e këtij komisioni, sipas saj për të hetuar të gjitha keqpërdorimet që e kanë ndodhur ndër vite kur partitë e tjera kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit, raporton Kp.

Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore
Lexo po ashtu Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

“Ndonëse kërkesa e PDK-së për themelimin e këtij komisioni hetimor parlamentar është e bazuar krejtësisht në të pavërteta dhe në pasaktësi, unë personalisht, gjitha kabineti im dhe gjithë kolegët në ministri, mezi presim themelimin e këtij komisioni dhe të flasim për këtë temë sepse po, duhet hetuar të gjitha abuzimet për keqpërdorime që kanë ndodhur ndër vite, ndërkohën kur PDK-ja udhëhiqte më Ministrinë e Arsimit. Por, jo vetëm PDK-ja.

Në arsyetimin tuaj në kërkesën që e keni dërguar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ju keni thënë se kemi dështuar në furnizimin me tekste shkollore për nxënësit. Kjo është e pavërtetë, ne nuk kemi asnjë raport, asnjë kërkesë, asnjë ankesë nga asnjë drejtori e arsimit e cila thotë se nuk janë furnizuar fëmijët apo se kanë mungesë të teksteve mësimore”, tha Nagavci.

Ndërkaq, nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që ky hetim për subvencionimin e librave shkollorë të bëhet në kuadër të Komisionit për Arsim, në vend se të formohet një Komision Hetues Parlamentar. Sipas tyre, kështu s’do të ketë nevojë për mjete shtesë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori