LAJMI I FUNDIT:

Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në seancën plenare të së enjtes në Kuvend ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për krim të organizuar në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur në foltore edhe disa fotografi të Dejona Mihali dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.


Krastrati i ka akuzuar Mihalin dhe Nagavcin për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, shkruan RTV Dukagjini.

“Kjo është logoja e Albasit. Këtu në librin Aventurat e Verës është autore Arbërie Nagavci. Pra, Albasi e ka pagu këta”, ka deklaruar Kastrati.

Nagavci: Mezi presim themelimin e Komisionit hetimor, të hetohen të gjitha keqpërdorimet ndër vite në arsim
Lexo po ashtu Nagavci: Mezi presim themelimin e Komisionit hetimor, të hetohen të gjitha keqpërdorimet ndër vite në arsim

Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë për shkeljen e ligjit për ndarjen buxhetore, duke thënë se ka pasur manipulime për tekstet shkollore në favor të një shtëpie botuese.

“A është kjo e rastësishme kjo me axhin, jo. Ky skenar është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Fillohet kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4 për qind më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët dhe improvizuat me një vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësit… Dhe këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht ligjin për ndarjet buxhetore. Mediokre të lutem qetësohu. E keni dëmtuar ligjin për arsimin parauniversitar. I keni jep të holla si atij milionerit, si të varfëritë, 30 milionerit, 30 të varfëritë, a po kuptoni çka keni bërë. Sa prej minoritetit serb kanë aplikuar me i marrë paret prej këtij buxheti, e ata e mbajnë mësimin me planprograme ku mësojnë për Karaxhorgjeviqin, Obranoviqët e të tjerë”, është shprehur tutje Kastrati.

“Këtë e konfirmon zori i madh me të cilin ju e keni kontrabanduar ligjin për tekste shkollore në lexim të parë, me 60 prezentë, pra këtu keni rrejt që kanë qenë për mbi 60, kjo është puro hajni me vota. Deputetët nuk kanë qenë prezent, e ju keni thënë se kanë votuar. Pse me Albasin, sepse kjo në të djathtë ka lidhje me Albasin, kjo që po flet se ka lidhje me Albasin. E kjo tjetra ka punuar për ta, paret kanë hi e kanë dalë. Me këto pare blenë kah një pasqyre, e këqyrni fytyrën e hajnisë. Sa pare me Albasin?”, ka thënë mes tjerash ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori