LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës LVV-LDK

Nagavci: Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës LVV-LDK

Anëtarja e kryesisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se qeverisja e ardhshme do të bëhet vetëm nga koalicioni LVV-LDK.

Nagavci në një në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka thënë se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e këtij koalicioni.


Ajo ka folur edhe për tema tjera si marrëveshja finale ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, ndarjen e ministrive, prioritetet e qeverisjes së ardhshme.

“Që para zgjedhjeve e kemi bërë të qartë që në qeverisjen e ardhshme synojmë të jetë opozita e kaluar, pra LVV dhe LDK. Kjo është vendosur nga qytetarët dhe në këtë drejtim pas rezultateve preliminare, kryetari Kurti ka takuar përfaqësuesit e të gjitha subjekteve pakicë, ku ka zhvilluar diskutime me të gjithë. Kemi rikonfirmuar qëndrimin e hershëm dhe Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Ne do të respektojmë të gjitha obligimet kushtetuese, që i bien se duhet të jenë dy ministri të udhëhequra nga përfaqësuesit e subjekteve jo shumicë. Por, në asnjë moment Qeveria Kurti nuk do të jetë e kushtëzuar nga Lista Serbe. Pra, një ministër nga Lista Serbe do të jetë por jo koalicion me LVV-në”, ka thënë ajo.

Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Sipas saj sabotime nga Lista Serbe ka pasur edhe në qeverisjen e kaluar, ku përmendi daljen e kësaj të fundit që ishte pjesë e koalicioni qeverisës, udhëheqës i të cilit ishte kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Lista Serbe vazhdimisht ka sabotuar punën e saj. Ka pasur raste kur kemi pritur 6 orë në qeverisjen e kaluar që deputetët e Listës Serbe të vijnë në Kuvend. Ndërsa pas vendosjes së taksës nga qeveria ku edhe ata ishin pjesë, dolën nga koalicioni dhe qeveria vazhdojë prapë punën. Ne besojmë që respektimi i Kushtetutës pa marrë parasysh dallimet etnike janë mundësia më e mirë e qeverisjes, mirëpo pa shantazhime”, ka thënë ajo.

Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Nagavci ka folur edhe për temat e rëndësishme të cilat e presin qeverisjen e ardhshme, si vazhdimi i dialogut, taksa dhe liberalizimi i vizave.

“Nga 10 ministri që do të udhëhiqen nga LVV-LDK, në takimet tona që kemi zhvilluar jemi pajtuar që qeverisja e ardhshme të jetë 30 për qind e udhëhequr nga gratë. Por, akoma nuk është zhvilluar takimi në këtë nivel për të diskutuar për këto çështje. Për këtë ne do të angazhohemi të zgjedhim njerëzit kompetentë, kredibil për të udhëhequr punët e mëdha që na presin. Kjo do të bëhet pas harmonizimit të programeve”, ka thënë ajo duke përmendur që edhe në qeverisjen e ardhshme do të vazhdohet të luftohen veprimet e keq-menaxhimit.

“Votimi i qytetarëve ka qenë që ne të vazhdojmë për qeverisje të mirë. Ne do të kujdesemi për buxhetin, interesat e Republikës së Kosovës duke qenë që secilën pozitë ta marrim me përgjegjësi dhe duke kryer punën. Koha e keq-menaxhimit me resurse natyrore ka përfunduar. Qytetarët na kanë dhënë besimin për të ndaluar këtë. Monitorimi i qytetarëve ndaj neve është që tani duke i parë takimet tona. S’do të presin 100 ditshin”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera në këtë intervistë, Nagavci ka folur edhe për rastin Dehari, duke thënë se edhe si qeverisje e ardhshme do të kërkojnë hetim të pavarur që të zbardhet rasti.

“Ky është test jo vetëm për LVV-ë, por për gjithë shtetin. Raste të tilla nuk guxojnë të përsëriten, dhe secili person i përfshirë në këtë duhet të jap përgjegjësi. Tri vite pas ne jemi në një situatë kur kemi një raport nga instituti zviceranë që konfirmon të gjitha dyshimet që ne kemi ngritur për këtë rast. Tendencat për ta paraqitur si vetëvrasje, janë të tejkaluara dhe nuk qëndrojnë. Neve nuk na nevojitet ndikim për të shtyer rastin përpara. Ky rast duhet të zgjidhet menjëherë. Tri vite janë shumë për një qytetarë, një aktivist të shkëlqyeshëm i cili është vrarë në një vend të sigurisë së lartë. Ajo që synon LVV është që rasti i Deharit të hetohet në mënyrë të pavarur pa ndikime, dhe personat përgjegjës të vihen pra drejtësisë. Pra të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë, drejtori i policisë, prokurori, e edhe të tjerë duhet të pezullohen apo shkarkohen nga puna që të mos ndikojnë në hetim derisa të kryhet”, ka thënë ajo.

Nagavci nga LVV: Kemi pajtim të plotë me LDK-në, brenda dy javësh marrëveshja finale
Lexo po ashtu Nagavci nga LVV: Kemi pajtim të plotë me LDK-në, brenda dy javësh marrëveshja finale

Nagavci në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen finale me LDK-në, ku sipas saj brenda dy javëve pritet të arritët kjo marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori