LAJMI I FUNDIT:

Nagavci flet për diskriminimet në punësime: Kërkohen drejtorë burra dhe asistente administrative gra e vajza

Nagavci flet për diskriminimet në punësime: Kërkohen drejtorë burra dhe asistente administrative gra e vajza

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala është diskutuar për të drejtat e grave në Kosovë dhe më gjerë.

Nënkryetarja e Kuvendit që është edhe nënkryetare e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci,  ka thënë se një grua për të qenë e suksesshme në Kosovë ka dyfish më tepër vështirësi se një burrë.

“Secila prej nesh marrim për obligim të gjitha obligimet familjare që lidhen edhe me kujdesin e fëmijëve”.

Ajo thotë se pabarazia gjinore është problem global por edhe në Kosovë është mjaft i theksuar.

“Por gratë ja kanë dalë. Pak grave u është dhuruar pozita pasi shumica e tyre e kanë fituar vet me punë atë pozitë”.

Nënkryetarja e Kuvendit thotë se në Kosovë pabarazia vërehet edhe në paga, përcjell Telegrafi.

“Duke iu referuar statistikave zyrtare nga ASK, paga e grave është më e ulët se ajo e burrave. Te burrat paga mesatare sillet rreth 500 euro ndërsa tek gratë sillet diku rreth 300. Kjo lidhet edhe me faktin që pak gra në pozita udhëheqëse”.

Nagavci thotë se edhe praktika e konkurseve ka qenë diskriminuese.

“Kur hapet një vend i punës shkruhet “drejtor”, ndërsa për pozita tjera më të ulëta të punës kërkohet “asistente administrative”. Vet kjo gjuhë është diskriminuese”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci./Telegrafi/