LAJMI I FUNDIT:

Nagavci e quajti të papranueshëm kërcënimin për grevë nga SBASHK-u, reagon Jasharaj: Ministre sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku

Nagavci e quajti të papranueshëm kërcënimin për grevë nga SBASHK-u, reagon Jasharaj: Ministre sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila tha se kërcënimi i SBASHK-ut me grevë për 1 shtator, është i papranueshëm.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë”, ka deklaruar Nagavci.


E Jasharaj ka thënë se funksioni dhe kolltuku e kanë ndryshuar Nagavcin.

“Ministre atëherë dhe tani SBASHK-u ishte dhe mbetet po ky i njëjti dhe kërkesë kryesore edhe tani lidhet me Ligjin e pagave, por tani ju mundoheni ta arsyetoni Qeverinë pa as edhe një argument dhe se është fajtorja e vetme dhe e kritikoni pa as edhe një fakt SBASHK-un. Sa shumë ju ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku juve znj. Nagavci.”, thuhet në reagimin e Jasharajt.

Jasharaj tutje shton se nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje, atëherë greva do të vazhdojë edhe më 1 shator e tutje deri sa nuk realizohen kërkesat legjitime të punëtorëve arsimor dhe të punëtorëve tjerë në sektorin publik.

Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është i papranueshëm
Lexo po ashtu Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është i papranueshëm

Reagimi i plotë:

Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku znj. Nagavci

SBASHK-u do të ndjehej i lumtur sikur Ministrja Ngavci me deklarimin e saj publik të sillte lajmin se pas angazhimeve të saj Qeveria , më në fund, ka ndryshuar qasjen ndaj dialogut me sindikatat dhe se do të nis me takimet e dialogun në përpjekje për të gjetur bashkërisht zgjidhje për kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe sindikatave tjera për të mos pasur nevojë për veprime sindikale dhe për grevën e përgjithshme. Mirëpo kjo nuk ndodhi e në vend të kësaj Ministrja paralajmërimin për grevë e quan kërcënim dhe tregon se as ajo e as Qeveria nuk e kanë në mendje ta ndryshojnë qasjen me sindikatat e as nuk do të qajnë kokën për kërkesat e tyre dhe prandaj ky paralajmërimi ynë, që nuk është kërcënim, po alarm , do të kthehet në realitet dhe greva e përgjithshme do të ndodh fatkeqësisht dhe fajtori i vetëm për këtë është Qeveria Kurti.

Ajo që na bën të ndjehemi edhe më keq është se fatkeqësisht funksioni e kolltuku e kanë ndryshuar shumë znj. Nagavci. Ajo dikur si deputete dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Arsim ishte shumë e zëshme dhe në janarin e vitit 2019 kishte deklaruar publikisht kur SBASHK-u ishte në grevë dhe pikërisht për shkak të pakënaqësive lidhur me Ligjin e pagave se “greva që nuk e deshën as vetë mësimdhënësit erdhi si rezultat i keqqeverisjes” për të shtuar, veç tjerash edhe se “ …sikur Qeveria të mos i injoronte shqetësimet e SBASHK-ut sot nuk do t’i krijonte pakënaqësitë që i ka krijuar dhe nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre. Shkaktari i vërtetë i grevës është Qeveria e Kosovës”.

Ministre atëherë dhe tani SBASHK-u ishte dhe mbetet po ky i njëjti dhe kërkesë kryesore edhe tani lidhet me Ligjin e pagave, por tani ju mundoheni ta arsyetoni Qeverinë pa as edhe një argument dhe se është fajtorja e vetme dhe e kritikoni pa as edhe një fakt SBASHK-un. Sa shumë ju ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku juve znj. Nagavci.

Ministre opinionit duhet thënë të vërtetën dhe nëse bazohemi në fakte, atëherë SBASHK-u dhe sindikatat tjera më shumë se në të kaluarën tani kanë arsye të shkojnë në veprime sindikale dhe në grevë të përgjithshme sepse: Dërguam dhjetëra herë shkresa për takime me institucionet me qëllim që të bisedojmë për kërkesat e anëtarësisë dhe të mundoheshim bashkërisht të gjejmë zgjidhje të pranueshme, por Qeveria heshti ndaj këtyre angazhimeve tona dhe i iku dialogut dhe takimeve. Për ta nxitur Qeverinë për dialog e marrëveshje të pranueshme organizuam veprime të përshkallëzuara sindikale duke nisur me protestën e 8 prillit, grevën njëorëshet në tërë sistemin arsimor dhe në sektorët tjerë, protestën e 20 majit me pjesëmarrje masive të anëtarësisë, për këto Qeveria nuk qau kokën.

Dërguam letra e lutje edhe te Presidentja e Kryeparlamentari e madje edhe te secili deputet duke i lutur që të angazhohen që të ketë dialog e marrëveshje. Shfrytëzuam edhe mundësinë e fundit për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin dhe i bëmë këto në përpjeke që të ndryshojë qasja e gabuar e Qeverisë dhe që të mos kemi nevojë të shkojmë në grevë të përgjithshme , por Qeveria injoroi të gjitha këto duke na sjellë në pozitë që të mos kemi më as mundësi tjera dhe ne duhet ta respektojmë zërin e anëtarësisë dhe shkojmë në grevë të përgjithshme. Këto fakte që i përmendem dhe shumë të tjera dëshmojnë se për këtë situatë të krijuar dhe për grevën që do të ndodh në javën e fundit të gushtit dhe nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje, atëherë greva do të vazhdojë edhe më 1 shator e tutje deri sa nuk realizohen kërkesat legjitime të punëtorëve arsimor dhe të punëtorëve tjerë në sektorin publik , fajtori i vetëm është Qeveria e Kosovës. SBASHK-u dhe sindikatat tjera bëmë gjithë këto angazhime e veprime që të mos vijmë te greva e përgjithshme Qeveria nuk bëri asgjë përveç që vazhdojë me qasjen e gabuar dhe me injorimin e kërkesave të sindikatave. Aq më keq Qeveria vazhdon të lavdërohet se ka krijuar buxhetin më të madh të të gjitha kohërave e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë kritikuan se Qeveria ka tepër shumë para , që i mbanë të paluara . Pra, ka mundësi e buxhet , por nuk do të plotësojë as një kërkesë të sindikatave dhe kështu sikur po na thotë të shkojmë në grevë të përgjithshme .

Ministre nëse ju dhe Qeveria vërtetë brengoseni për nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva angazhohuni dhe hapni dyert për takime e dialog dhe për gjetje të zgjidhjes së pranueshme për kërkesat e anëtarësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori