LAJMI I FUNDIT:

Nafta me shumë taksa në Shqipëri

Nafta me shumë taksa në Shqipëri

Shqiptarët paguajnë aktualisht 7 taksa në një litër naftë ose të përkthyera në kosto janë 115-120 lekë. Kjo e bën Shqipërinë një ndër me çmimin më të shtrenjtë në rajon.

E përtej kësaj ministrja Belinda Balluku do të shtojë një tjetër taksë duke e rënduar edhe më shumë situatën. Eksperti, Besart Kadia, shprehet kjo politikë ndikon direkt në ecurinë ekonomike të vendit ndërsa ish-zvministri i Energjisë Eno Bozdo thekson se pas këtij drafti fshihen interesa lobiste.

Në një litër naftë qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë rreth 120 lekë vetëm taksa dhe nëse shtojmë edhe taksën e re të ministres Belinda Balluku vlera shkon në 122 lekë.

Shqipëria e ka çmimin e naftës një ndër më të lartët në rajon e në Europë fakt ky që ndikon direkt në ecurinë ekonomike.

Nëse krahasojmë Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë, taksat që paguhen në një litër naftë janë dyfish më të larta.

Këto dy shtete në një litër naftë kanë të përfhira vetëm TVSH-në dhe akcizën ndërsa në Shqipëri janë 7 taksa të përfshira në një litër naftë të cilat janë akciza 37 lekë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Besart Kadia e shpjegon këtë situatë me mungesën e konceptit të qeverisë sa i përket politikave ekonomike.

“Ajo çfarë dihet është që qeveria me një të rënë të lapsit për tre muaj ka vendosur që çmimi i naftës në fund të këtij viti praktikisht të jetë më i shtrenjtë sesa çdo vend tjetër i rajonit. Maqedonia e ka sot afërsisht 500 lekë të vjetra taksën e naftës, në Shqipëri është 1100 lekë. Nëse nafta sot është 1600 lekë, 1100 lekë janë taksa shtetërore. 5-6 janë prej tyre janë taksa, pjesa tjetër i shkojnë privatit, që është ajo pjesa e markimit të naftës që sërish e paguajnë qytetarët. Pra është një mungesë totale e konceptit të qeverisë sa i përket mobilitetit në ekonomi. Pra nëse çmimi i naftës rritet me 10 dollarë fuçia, ekonomia ngadalësohet me 1%”, ka thënë ai.

Kur taksa e qarkullimit u vendos nga 7 lekë në 20 lekë, kur Rama ishte në krah me ministrin Cani, tha se po e vendos këtë taksë sepse qytetarëve shqiptarë i është bërë barku i madh, kudo shkojnë me makinë. Tha që qytetarët janë bërë dembelë, shkojnë kudo me makinë. Pra duhet të ecin më shumë. Edhe tani është e njëjta mënyrë komunikimi dhe vulgariteti me politikat ekonomike që janë shumë serioze, sepse efektet nuk ndihen sot.

Ndërkohë që ish-zëvendësministri i Energjisë e lidh këtë tarifë të re për naftën me interesa të fshehta lobiste.

“Grupet e interesit janë plotësisht të interesuar që projektligji tu kalojë për shqyrtim sepse kompanive po ju paguhet stoku që kanë detyrim ligjor ta mbajnë dhe çmimin e tyre e kanë kaluar prej 20 vitesh në kosto. Pra ti po i paguan kompanitë dy herë për një punë që ata e bëjnë. Kjo është hapur kapje e qeverisë nga interesat e kompanive. Unë nuk kam provë për këtë dhe nuk mund ta them, por mendimi im është që ka lobime të forta nga grupet e interesit të biznesit që kjo gjë të ndodhë. Atë rezervë sigurie duhet që ta paguajnë”, ka thënë Eno Bozdo.

Drafti i ri për rezervat e naftës vlerësohet nga ekspertët si një absurd për të cilin nuk ka pasur asnjë analizë apo studim të tregut për efektet apo kostot e larta që do të ketë.
2 Attachments

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori