LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 50 dollarë për fuqi

Nafta mbi 50 dollarë për fuqi

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje të ndjeshme gjatë sesionit të së enjtes, duke marrë shtysë nga zërat se, shtetet e bashkuara të Amerikës mund të tërhiqen nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Edhe disa të dhëna të tjera që flasin për një rënie të papritur të rezervave në shtetet e bashkuara, kanë pasur ndikim në trajektoren e çmimeve gjatë sesionit të së enjtes.


Tërheqja e shteteve të bashkuara të Amerikës nga marrëveshja e klimës, sinjalizon eliminimin e rregullatorëve që kufizojnë përdorimin e karburanteve fosile, duke i dhënë kështu një shtysë çmimeve.

Nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.34 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.96 dollarëve për fuçi.

Të mërkurën, benchamrku ndërkombëtar preku nivelin e 50.31 dollarëve për fuçi, pas raportimeve se Libia do të rrisë prodhimin me 800 mijë fuçi në ditë. /Telegrafi/