LAJMI I FUNDIT:

Nadal detyrohet të tërhiqet nga ‘Paris Masters’ para ndeshjes gjysmëfinale

Nadal detyrohet të tërhiqet nga ‘Paris Masters’ para ndeshjes gjysmëfinale
Rafael Nadal (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Rafael Nadal është tërhequr nga ‘Rolex Paris Masters’ para ndeshjes gjysmëfinale, si pasojë e një lëndimi abdominal që e pësoi gjatë nxehjes.

Tenisti i dytë në botë vendosi t’i dëgjonte këshillat e mjekëve dhe të tërhiqej nga përballja që duhej ta zhvillonte ndaj Denis Shapovalov.


“Shpresoj të jem i gatshëm për në Londër. Tash për tash, ai është objektivi më i madh”, ka deklaruar spanjolli në një konferencë për shtyp.

Rafael Nadal (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Nadal kishte ndier dhimbje në pjesën e barkut në momentin kur po bënte shërbimin e fundit gjatë nxehjes dhe menjëherë ka shkuar te mjeku i turneut, i cili e ka ekzaminuar.

Testet mjekësore kanë treguar se 33-vjeçari kishte një tërheqje muskulore dhe për këtë arsye është detyruar që të mos luajë.

Në këtë mënyrë, tenisti kanadez, Denis Shapovalov, ka siguruar finalen e ‘Paris Masters’. /Telegrafi/