LAJMI I FUNDIT:

A na ndalon zemra kur teshtijmë – fakt apo mit

A na ndalon zemra kur teshtijmë – fakt apo mit

Zemra nuk rreh me një shpejtësi të caktuar

Përshpejtohet dhe ngadalësohet gjatë gjithë kohës, në varësi të shumë faktorëve. Për shembull, rrahjet e zemrës rriten kur vrapojmë dhe ngadalësohen kur flemë gjumë.


Ideja se zemra jonë ndalon kur teshtijmë tingëllon më shumë si diçka që do të ishte e vështirë të besohej – por, përsëri, thonë ekspertët, trupi i njeriut bën disa gjëra të çuditshme, por edhe disa gjëra të mrekullueshme.

Teshtitja është mënyra e trupit tonë për të nxjerrë jashtë traktit respirator lëndë të huaja, siç janë pluhuri ose poleni.

Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se presioni i lartë i ajrit në gojë shoqërohet me teshtitjen dhe bën që truri të fillojë t’u “kërkojë” nervave në hundë që të prodhojnë më shumë mukozë, transmeton Telegrafi.

Detyra e mukusit shtesë është të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së substancave të huaja në mushkëri.

Zemra mund të ndalojë, por gjithashtu mund të pushojë – ndryshimi është i madh. Kardiologu dr. Kenneth Mayuga nga klinika e Cleveland shpjegon se çfarë ndodh me zemrën tonë kur teshtijmë.

– Gjëja e parë që duhet të dini është se ka një ndryshim të madh midis gjendjes kur zemra pushon dhe kur zemra ndalon së punuari. Zemra nuk rreh me një shpejtësi të caktuar. Përshpejtohet dhe ngadalësohet gjatë gjithë kohës, në varësi të shumë faktorëve. Për shembull, rrahjet e zemrës rriten kur vrapojmë dhe ngadalësohen kur flemë gjumë. Kur flasim për “arrest kardiak” në terma mjekësorë, në përgjithësi nënkuptojmë një pauzë që zgjat të paktën 3 sekonda – shpjegon doktor Mayuga.

Një pauzë kaq e gjatë mund të jetë shenjë e një problemi me ritmin e zemrës. Por lajmi i mirë është se teshtitja, si një funksion normal i trupit, në përgjithësi nuk shkakton këto pauza të gjata, thekson doktoresha Mayuga.

Çfarë ndodh me zemrën kur teshtijmë?

Pra, teshtitja nuk bën që zemra të ndalet, por – çfarë ndodh në të vërtetë atëherë? Edhe pse zakonisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, teshtitja ka fuqinë të ngadalësojë zemrën, të paktën për një kohë të shkurtër.

– Ndërsa teshtitja mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës për një kohë shumë të shkurtër, për shembull, për shkak të rritjes së asaj që quhet toni vagal, nuk e shohim fare duke shkaktuar pauza të rëndësishme klinikisht. Ne e dimë këtë sepse kemi monitorë të zemrës që mund të regjistrojnë rrahjet dhe ritmin e zemrës deri në katër vjet. Këta monitorë janë krijuar për të zbuluar pauzat klinikisht të rëndësishme të zemrës, gjë që në përgjithësi nuk e shohim me teshtitjen – thekson Dr. Mayuga dhe shton:

– Ritmi i zemrës prishet për momentin kur teshtijmë, por zemra nuk ndalet.

Shkencëtarët shpjegojnë: Pse teshtijmë tri herë radhazi?
Lexo po ashtu Shkencëtarët shpjegojnë: Pse teshtijmë tri herë radhazi?

Sinkopia e teshtitjes nuk është një arsye që zemra të ndalojë

Sidoqoftë, ekziston një paralajmërim i caktuar. Disa njerëz përjetojnë një fenomen të quajtur “sinkopa e teshtitjes”. Sinkopa është të fikët dhe kur ndodh, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të personit që teshtin bien aq ulët sa që personi mund të ndihet i trullosur apo i bie të fikët. Por, siç siguron Dr. Mayuga, një dukuri e tillë është shumë, shumë e rrallë, edhe në mesin e njerëzve që kanë sinkopë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori