LAJMI I FUNDIT:

Dilema e Halitajt: A na besojnë amerikanët se i duam?

Dilema e Halitajt: A na besojnë amerikanët se i duam?

Derisa shumëkush në Kosovë ka festuar dhe uruar për Ditën e Pavarësisë së Amerikës, gazetari dhe analisti Agron Halitaj ka hapur dilemën nëse populli amerikan e merr si të mirëqenë gjithë këtë dashuri që tregojnë shqiptarët për ta.

Mëdyshjet e tij ai i ka shpërfaqur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, të cilin e ka përfunduar me një thënie të ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln, se dëshironte të shihte një njeri krenar për vendin në të cilin ai jeton.


Ja çka shkruan Halitaj në këtë status:

“- Nuk e di, a na besojnë amerikanët se i duamë përnjëmend dhe se dashurinë ndaj tyre e kemi të sinqertë, për sa kohë që nuk arrijmë t’i bindim ata se para së gjithash e duam shtetin tonë.

– Nuk e di nëse na besojnë apo jo amerikanët se ne i përqafojmë vlerat e tyre, për sa kohë që vet nuk luftojmë për t’i krijuar e kultivuar të njëjtat në vendin tonë.

– Nuk e di a na besojnë se ne vërtet jemi populli më proamerikan, për sa kohë që nuk ndihemi krenarë me ecjen e shtetit tonë.

Abraham Linkoln thoshte: ‘Më pëlqen të shoh një njeri krenar për vendin në të cilin ai jeton. Unë do të doja të shihja një njeri që jeton në atë mënyrë që vendi i tij të jetë krenar për të’.

USA – Happy 4th of July”, ka shkruar ai.