"N'lagje" - muzika dhe arti zbresin në lagjet e Prishtinës gjatë gushtit

Gjatë muajit gusht, lagje të ndryshme të Prishtinës do të shndërrohen në hapësira të hapura për muzikë dhe performanca artistike, përmes një programi veror që synon ta sjellë kulturën më pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale.
Nga Dardania dhe Ulpiana, deri te Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia e Kalabria, programi do të zhvillohet në disa pika të kryeqytetit gjatë gjithë muajit. Në skenë do të ngjiten Nita Latifi, Florent Abrashi, Ylli & Denisi dhe String String Orchestra, duke sjellë performanca për publikun në ambiente të ndryshme të lagjeve.
Detajet
Data: 5–29 gusht 2026
Vendndodhja: Lagje të ndryshme të Prishtinës
Hyrja: Falas
Programi?
Programi zhvillohet sipas këtij orari:
- 5 gusht – Dardania, Platonja mbi Kurriz
- 7 gusht – Muharrem Fejza, Shkolla “Pavarësia”
- 12 gusht – Muhaxherët, Parku i Qytetit
- 14 gusht – Ulpiana, Bunkerat
- 19 gusht – Hajvali, Shkolla “Shkëndija”
- 21 gusht – Kolovica, Shkolla e Gjelbër
- 24 gusht – Bregu i Diellit, Platoja
- 26 gusht – Kodra e Trimave, Shkolla “Zenel Hajdini”
- 28 gusht – Matiqan, Shkolla “Mitrush Kuteli”
- 29 gusht – Kalabria, mbyllja e programit
Artistët pjesëmarrës:
- Nita Latifi
- Florent Abrashi
- Ylli & Denisi
- String String Orchestra
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar muzikë dhe performanca artistike në lagje të ndryshme të Prishtinës.
- Për të shijuar një program kulturor veror në hapësirat publike të qytetit.
- Për të zbuluar artistë dhe performanca të ndryshme përgjatë gjithë muajit.
- Për të kaluar kohë me familjarë, miq dhe komunitetin e lagjes.
- Për t'u bërë pjesë e një iniciative që e sjell kulturën dhe argëtimin më pranë qytetarëve.
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.
Hyrja në të gjitha aktivitetet është falas.
Programi zhvillohet në disa lagje dhe hapësira publike të Prishtinës gjatë muajit gusht.








































