LAJMI I FUNDIT:

Myleene Klass zbulon top këshillën e saj të bukurisë

Myleene Klass zbulon top këshillën e saj të bukurisë

Nuk ka ndonjë dyshim se Myleene Klass gjithmonë duket e mahnitshme!

Qoftë nëse është fjala se si ajo shkëlqen me buzët e kuqe apo me përzgjedhjen e fustanit në tapet të kuq, 39-vjeçarja gjithmonë i mahnitë të gjithë kudo që shkon, transmeton Telegrafi.


Por, cili është sekreti i saj dhe çfarë funksionon më së miri për të?

Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka shpjeguar se “asnjëherë nuk duhet të frikësoheni ta ndryshoni pamjen”.

“Mos ngecni në një pamje gjithmonë”, ka paralajmëruar ajo.

Por, kujt ia jep meritat për lëkurën e saj të pastër dhe të shëndetshme?

Epo, nëna e dy fëmijëve ia atribuon meritat gjumit dhe heqjes së makijazhit!

“Bëni gjumë të mirë dhe gjithmonë pastrojeni makijazhin”, ka këshilluar Myleene.  /Telegrafi/