LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Kosovës, me aktivitete edukuese për paqen (Video)

Muzeu i Kosovës, me aktivitete edukuese për paqen (Video)

Muzeu i Kosovës, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ka organizuar një sërë aktivitetesh rreth ndërgjegjësimit me rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Edukimi për Paqe është një program i cili përmes punëtorisë artistike inspiron gjeneratat e reja me trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke promovuar paqen dhe mirëkuptimin.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj tha se Muzeu i Kosovës përmes disa aktiviteteve me fëmijët dhe të rinjtë, ka dashur që ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Për të vizituar sot Muzeun e Kosovës kishin ardhur edhe fëmijët e grup moshave 5-6 vjeç nga institucionet parashkollore. /KP/