LAJMI I FUNDIT:

Muza e artistëve nuk ka më vend në kulturën moderne

Muza e artistëve nuk ka më vend në kulturën moderne
Jane Birkin (14 dhjetor 1946 – 16 korrik 2023) dhe Serge Gainsbourg (2 prill 1928 – 2 mars 1991)

Nga: Ben Lawrence / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Lajmi i fundjavës për vdekjen e Jane Birkinit, për mua ishte mjaft dëshpërues. Në retrospektivat e shumta, aktorja dhe këngëtarja shpeshherë quhej “muzë”, ndërsa u thanë shumë fjalë për marrëdhënien e saj me këngëtarin Serge Gainsbourg.


“Ai ishte njeri i madh. Unë isha veç e bukur”: Fotot që tregojnë historinë “Jane & Serge”
Lexo po ashtu “Ai ishte njeri i madh. Unë isha veç e bukur”: Fotot që tregojnë historinë “Jane & Serge”

Teksa Birkini ka mundur të ketë vullnet të fortë – kërkoi të ishte zëri femëror në këngën me nam të keq të Gainsbourgut të vitit 1969, Je t’aime… moi non plus, në vend që ta linte të këndohej nga një simpati e ditës [poppet du jour] – nuk ka dyshim që shpeshherë e gjente veten në mëshirën e tekave artistike (dhe emocionale) të Gainsbourgut. Nuk ishte partneritet i barabartë.

Këngët erotike të humbura në përkthim
Lexo po ashtu Këngët erotike të humbura në përkthim

Ideja e muzës zë vend të fuqishëm në imagjinatën tonë dhe është klishe: një shpirt eterik që hidhet në shtrat me një gjeni krijues dhe që përmes fuqisë së seksualitetit dhe të bukurisë e frymëzon njeriun për të bërë vepra të mëdha. Rrallëherë duket se lidhja përfundon mirë. Në librin e saj të ri, Gratë me parashutë, Elizabeth Winder i detajon rastet e atyre që u mashtruan nga [grupi] The Rolling Stones dhe më pas u ngatërruan në rrjetat e veta psikodelike.

Marianne Faithfull dhe Marsha Hunt ishin artiste më vete – dhe, në rastin e Huntit, një artiste shumë e nënvlerësuar – e megjithatë objektivi ka qenë gjithmonë i fokusuar në marrëdhëniet që kishin.

Ndonjëherë sjellja e artistit ka mundur të zvogëlojë kënaqësinë tënde për punën e tij. Dikur më pëlqente [kënga] So Long, Marianne e Leonard Cohenit, por u thartua nga ajo që më vonë lexova për trajtimin që ia bëri partneres së dikurshme, Marianne Ihlen: Coheni vazhdimisht e braktiste deri në nivelin sa gati e shkatërroi.

Çifti në një farë mënyre ishte i barabartë – të dy mbetën me zemra të thyera dhe se në dukje ishin të bashkuar nga kaosi emocional – megjithatë, manipulimi i pasionit nga Coheni, për qëllimet e veta muzikore, e bëri atë të dukej fuqi artistike, ndërsa Marianne ishte thjesht një grua e jashtme enigmatike.

E gjithë kjo të duket ironike kur shikon se si nëntë muzat në mitologjinë greke ishin perëndesha që nën kontroll i kishin fatet e veta; se ishin figura të aftësisë femërore. Euterpeja, muza e poezisë lirike, thuhet se e ka shpikur flautin.

Diku përgjatë kësaj linje, ideja e muzës u shtrembërua: u bë thjesht frymëzim që mbyllet nga bota e krijimtarisë mashkullore. Shoqëria si gjithmonë është fajtore. Arritjet e pabesueshme në artin e bukur nga viti 1450 e deri në mesin e shekullit XX, nuk u krahasuan me ndonjë përparim të tillë në barazinë gjinore.

Muzat artiste
Lexo po ashtu Muzat artiste

Teksa Epoka e Iluminizmit siguroi një moment vendimtar në kremtimin e fuqisë artistike të gruas – e shprehur në pikturën evokuese të Richard Samuelit të vitit 1778, Karakteret e muzave në tempullin e Apollonit – ajo që pasoi ndihej si diçka kryesisht regresive.

Shumë prej nesh mendojnë për muzën në termat e Vëllazërisë Para-Rafaelite, atij klubi të djemve të xhindosur (dhe artistikisht të ndryshueshëm) me romantizimin e pasinqertë të modeleve që përdornin. Me sa duket, Dante Gabriel Rossetti e shpiku fjalën “mahnitëse”, që përdoret me kënaqësi nga shkrimtarët e tabloidëve për ta përshkruar çdo grua që mund ta ketë fatkeqësinë të paraqitet në faqen e tretë të botimeve të tyre – dhe kjo gjithçka flet për këtë.

Muza më e famshme ishte Lizzie Siddal, e përjetësuar në pikturë nga i dashuri i saj Rossetti (Beata Beatriks, 1870) dhe nga John Everett Millais (Ofelia, 1851-2), por mendimi për të i ndërlikon gjërat. Siddal ishte e vetëdijshme se nuk ka fuqi edhe si artiste që ishte, se mund të shpresonte të depërtonte në atë botë vetëm duke u kapur për bishtin e miqve dhe të burrave që dashuronte.

Tragjedia e modeles më të njohur në art
Lexo po ashtu Tragjedia e modeles më të njohur në art

Historia e muzës, në një farë mënyre duket se qëndronte pa lëvizur gjithë shekullit XX: gjithmonë mendoj për portretin e Man Rayt me Picasson në qendër të vëmendjes, me atë vështrim depërtues, me cigaren që shihet në mënyrë të përsosur, ndërsa Dora Maar duket e tërbuar me duart që mbajnë kokën, sikur është e rraskapitur nga kufizimet artistike që vuante. Kishte një ndryshim gradual: në atë kohë në Meksikë, Frida Kahlo deklaroi “Jam muza ime. Jam subjekti që njoh më mirë” – dhe, duhet thënë se deklarata e Kahlos është ende e guximshme, edhe në vitin 2023.

Arti i panjohur i muzës së famshme
Lexo po ashtu Arti i panjohur i muzës së famshme

A ka muza meshkuj? Mund të pohoni se dikush si Robert De Niro ishte muza e Scorseseit për shumë vjet dhe se është zëvendësuar kryesisht me qasjen e regjisorit ndaj Leonardo DiCaprios. Megjithatë, loja e fuqisë ndihet ndryshe – De Niro nuk është aspak forcë zemërmirë – dhe, në çdo rast, situata është disi ndryshe për aktorët, detyra kryesore e të cilëve është të marrin drejtimin.

Sa i përket portretit, egoja e Lucian Freudit nënkuptonte që disa gra, të përshkruara shpesh si muzat e tij, do të mbeten anonime, ndërsa ajo që Freudi nuk ishte në gjendje ta shtypte ishte një mashkull: Leigh Bowery, artisti skandaloz australian i performancës. Bowery kishte aq shumë kontroll mbi trupin e vet të madh – i përshkruar dikur nga Frojdi si “përsosmërisht i bukur” – saqë pothuajse duken si autoportrete.

Nëse ka një muzë që duhet lavdëruar për atë që ka arritur në atë rol specifik, është Elena Diakonova (e njohur ndryshe si Gala Dalí). Për më shumë se 50 vjet, dëshmoi se është burim i vazhdueshëm frymëzimi për burrin e saj surrealist, frika e të cilit nga vagina nënkuptonte se ndoshta nuk kanë bërë kurrë seks. Kur ajo vdiq në vitin 1982, krijimtaria e Salvadorit ra, si dëshmi se nëse marrëdhënia midis artistit dhe muzës duhet të ekzistojë, duhet të jetë bashkëpunim e jo kontroll.

Përndryshe, muza nuk ka vend në shekullin XXI. Në javën kur [filmi] Barbie i Greta Gerwigut ka marrë pushtetin mbi patriarkatin, është koha për të ecur para. /Telegrafi/

Seksizmi flagrant ndaj piktoreve të mëdha
Lexo po ashtu Seksizmi flagrant ndaj piktoreve të mëdha