LAJMI I FUNDIT:

Mustafi parashikon ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesliga, befason me disa nga rezultatet

Mustafi parashikon ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesliga, befason me disa nga rezultatet

Shkodran Mustafi ka kompletuar transferimin te Schalke vetëm disa ditë më parë.

Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me klubin e madh gjerman, por që ende nuk ka bërë debutimin zyrtar.


Ai është duke qëndruar në izolim, derisa ende është në pikëpytje debutimi i tij në vikend kundër RB Leipzig.

Megjithatë shqiptari ka qenë mysafir i ftuar nga ‘Transfermarkt’, për të analizuar ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesliga.

Mustafi ka parashikuar të gjitha ndeshjet, derisa ka befasuar të gjithë me disa nga rezultatet.

Ai ka prashikuar fitoren e skuadrës së tij të re Schalke 04 me rezultat 1-0 ndaj RB Leipzig.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë mendon se Bayern do të fitojë lehtësishtë 0-3 te Hertha Berlin, derisa fitore i ka dhënë edhe Borussia Dortmundit 1-2 te Freiburg.

Mustafi lejohet të stërvitet i izoluar, por ai mund të debutojë me Schalken vetëm nëse rezulton negative në një tjetër test për COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori