LAJMI I FUNDIT:

Mustafi jep sinjale se mund të largohet nga Arsenali

Mustafi jep sinjale se mund të largohet nga Arsenali
Shkodran Mustafi (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Shkodran Mustafi ka dhënë sinjalet e para se mund të largohet nga Arsenali qysh në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitje mesatare në sezonin e kaluar te skuadra londineze, derisa së fundmi ka dhënë disa shenja se mund të largohet nga Emirates Stadium.

Mustafi po lidhet me një kalim te Fenerbahce dhe Galatasaray, por nuk përjashtohet as rikthimi në Serie A, aty ku kishte nivelin e tij më të lartë.


“Është duke u shkruar shumë për të ardhmen time, por janë vetëm spekulime. Jam lojtar i Arsenalit deri në vitin 2021”, ka thënë mbrojtësi shqiptar javë më parë.

Largimi i Mustafit nga Arsenali bëhet edhe më i mundshëm, mbrojtësi shqiptar kërkohet nga Fenerbahce
Lexo po ashtu Largimi i Mustafit nga Arsenali bëhet edhe më i mundshëm, mbrojtësi shqiptar kërkohet nga Fenerbahce

Por, 27-vjeçari ka ngritur dyshime të mëdha se mund të largohet nga Topçinjtë, pasi ka larguar nga profili i tij informatën se është lojtar i Arsenalit.

Mbrojtësi e kishte të shkruar “Lojtar i Arsenalit” në llogarinë e tij në Instagram, mirëpo tashmë kjo është larguar nga profili i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori