LAJMI I FUNDIT:

​Mustafë Gashi: Agon Musliu nuk kishte paraqitur dokument që dëshmonte që nuk mund të karantinohet

​Mustafë Gashi: Agon Musliu nuk kishte paraqitur dokument që dëshmonte që nuk mund të karantinohet

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nga ana e Qeverisë së Kosovës sot ka intervistuar Mustafë Gashin nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai ka dhënë dëshminë e tij lidhur me vdekjen e të riut Agon Musliu në Qendrën e Studentëve në maj të këtij viti.


Gashi tha se i ndjeri nuk ka paraqitur asnjë dokument për gjendjen e tij shëndetësore, madje nuk ka treguar nëse ka pasur telashe me shëndet.

Gashi tha se për babanë e të ndjerit si Qendër Operative kanë lëshuar vetëm një leje qarkullimi për të shkuar në Aeroportin e Prishtinës, por jo edhe për ta marrë djalin e tij pasi kjo ka qenë kompetencë e ekipeve mjekësore.

“Qendra Operative e Gjilanit ka kërkuar aprovimin e kërkesës për lëvizje të lirë për ta marrë fëmijën, nuk ka qenë kërkesë tjetër dhe nuk ka pasur kërkesa tjera sepse ne me shëndetësinë nuk jemi marrë kurrë. Momentin kur ne aprovojmë kërkesën, në CC e vendosim organin që do ta zbatojë e që ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Ne nuk kemi komunikuar me ndonjë institucion tjetër. Sipas informacioneve që kemi nga Qendra Operative, i ndjeri nuk ka paraqitur asnjë dokument relevant që dëshmohet se ky nuk mund të hyjë në karantinë dhe nuk ka kërkuar që të mos karantinohet për shkak të problemeve shëndetësore. Nuk kam informacion më tepër”, tha Gashi.

Anëtari i këtij komisioni nga LDK-ja, Ilir Ferati pyeti se a është njoftuar Policia e Kosovës dhe autoritet tjera se Agon Musliu kishte probleme shëndetësore.

“Ju si qendër operative keni lejuar një leje për lëvizje më datën 1 maj për babanë e Agonit, me arsyetimin se ai ka për të udhëtuar në aeroport, pasi që djali i tij do të riatdhesohet dhe se i njëjti ka probleme shëndetësore. Pyetja është, se a i keni njoftuar dhe a është dashur të njoftohen Qendra operative e shëndetësisë, autoritet e aeroportit, dhe qendra operative e Policisë së Kosovës, ekipet e mjekëve, apo vetëm e keni aprovuar kërkesën”, tha Ferati.

E në përgjigjen e tij, përfaqësuesi i Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se emaili zyrtar me aprovimin e kërkesën për leje qarkullimi nga babai i Musliut i është dërguar edhe Policisë së Kosovës.

“Për herë të parë kur i ndjeri paraqitet nëpër email zyrtare është data 1 maj, ora 11:43, kur ka ardhur kërkesa nga Qendra Operative e Gjilanit për të dhënë leje për prindin e tij për ta tërhequr djalin e tij nga aeroporti i Prishtinës, sepse në atë kohë ka qenë kufizimi i lëvizjes së lirë. Në kuadër të këtij email-i, neve na drejtohet qendra operative dhe jo prindi. Ne iu drejtohemi me kërkesë që të mundësohet leja e qarkullimit për Naim Musliun nga Komuna e Gjilanit për në aeroport pasi i njëjti deklaron se djali i tij Agon Musliu do të udhëtojë prej Gjermanisë në Prishtinë. Agon Musliu në bazë të dokumenteve të lajmëruara nga prindi i tij, është i sëmurë nga mëlçia. Kështu figuron dhe te ne. Ne e kemi aprovuar kërkesën e tyre për të lëvizur deri në aeroport për të tërhequr djalin. Krejt është kjo lidhur me këtë dhe jo pse procedurat standarde të veprimit të ekipeve të mjekësisë në aeroportin e Prishtinës e kanë pasur këtë rol. Në momentin që dikush vjen me dokumentacion, mbi këtë bazë të tij dhe deklarimeve të tij, ekipet mjekësore marrin vendim se a duhet të shkojë në karantinë apo vetizolim. Një gjë e tillë ka shkuar komplet te policia në momentin që aprovohet, sepse ata e zbatojnë ”, tha ai.

Anëtarja e këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinot Demi kërkoi të di se a ka qenë koha e kufizuar për ata të cilët iu është dhënë leje për qarkullim.

Në këtë rast Gashi tha se babait të Agon Musliut i është dhënë leje për qarkullim nga ora 08:00 deri në 13:00 ashtu siç edhe kishte kërkuar.

“Aprovohet kërkesa për lëvizje më datën 2 maj nga ora 08:00-13:00, duke iu përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së. Vlen vetëm për këtë qëllim dhe nuk mund të përdoret për ndonjë arsye tjetër. Qytetari obligohet që këtë email ta ketë me vete dhe ta prezantoj para policisë nëse i kërkohet”, tha Gashi.

E bashkëpartiakja e Demit, Fatmire Kollçaku u interesua të di se a ka pasur ndërhyrje politike në punën e Qendrës Operative, gjë të cilën Gashi e ka mohuar.

Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, pyeti se kush është dashur ta njoftojë ekipin mjekësor në aeroportin e Prishtinës në lidhje me atë se Agon Musliu nuk është dashur të vendoset në karantinë. Nga ana e tij, Gashi tha se kërkesa ka qenë vetëm për aprovim të lejes së qarkullimit.

“Kur prindi e ka bërë kërkesën dhe e ka paraqitur problemin tek qendra operative e Gjilanit, është dashur të përmendet edhe problemi shëndetësor e jo vetëm aprovimi. Pra, nëse është potencuar se ka urgjencë në këtë kontekst, ne natyrisht që e kemi futur edhe qendrën operative të MSH, por kërkesa ka qenë vetëm për leje për qarkullim”, tha Gashi.

Gjatë ditë së sotme para Komisionit hetimor për menaxhim të pandemisë ishte paraparë të intervistohej edhe Zenel Hysenaj, menaxher i qendrës karantinë, por për shkak të gjendjes me COVID-19 nuk ka mundur të lidhet në mënyrë virtuale. Para këtij komisioni është paraparë të jep dëshminë edhe Valza Oruqi nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por intervistimi është shtyrë për një ditë tjetër. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori