LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takim virtual me përfaqësues të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë

Mustafa takim virtual me përfaqësues të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të Kombeve të Bashkuara, ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle.

Në takim u diskutua rreth programit të FAO-s për rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve kombëtare pyjore.

Gjithashtu u diskutua mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për legalizimin e drurit, tregtinë dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pyjeve, prezantimin e menaxhimit shumë nivelesh të pyjeve dhe zinxhirëve gjithëpërfshirës të vlerës së pyjeve për zbutjen e varfërisë.

Temë tjetër ishte edhe organizimi i eventit për fillimin e projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, i cili do të mbahet më 28 tetor në mënyrë virtuale.

“Takim frytdhënës me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara🇺🇳 #UN. Diskutuam mbi bashkëpunimin mes #MBPZHR dhe programit të #FAO –s, aktivitetet dhe rezultatet e të cilit janë në vijë me ligjet e Republikës së Kosovës🇽🇰 për menaxhim me pyje, Strategjinë e Pyjeve të Bashkimit Evropian🇪🇺, Instrumentin për Ndihmën e Para-Anëtarësimit në BE #IPA, Dokumentin e politikave dhe strategjisë mbi zhvillimin e pylltarisë 2010 – 2020”, shkruan Msutafa. /Telegrafi/