LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rritja enorme e çmimeve po i varfëron edhe më shumë qytetarët

Mustafa: Rritja enorme e çmimeve po i varfëron edhe më shumë qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, në debatin parlamentar për ngritjen e çmimeve të produkteve ka deklaruar se qytetarët po e ndiejnë veten më të varfër.

Ai para deputetëve të Kuvendit tha se ka rritje enorme të çmimeve në produktet bazike.

“Kemi një rritje enorme të çmimeve nga energjia dhe produktet bazë në këtë vend. Qytetarët kanë rrogat e njëjta. Në vend se të kërkojnë falje dhe mundohen të gjejnë zgjidhje, kjo qeveri mundohet të na citojë raporte akademike të FMN-së dhe Bankës Botërore përderisa qytetarët e Kosovës çdo ditë e më shumë e ndiejnë veten më të varfër dhe jo më të pasur”, tha ai.