LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin: Mungesa e tij, ka lënë zbrazëti në proceset shtetndërtuese të Kosovës

Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin: Mungesa e tij, ka lënë zbrazëti në proceset shtetndërtuese të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka përkujtuar anëtarin e Kryesisë së LDK-së, veprimtarin Xhavit Ahmeti në 23 vjetorin e vdekjes.

Mustafa ka thënë se Ahmeti ka dhënë kontribut për arsimimin e brezave të tërë në kohë të vështira për Kosovën.


“I freskët është kujtimi për anëtarin e Kryesisë dhe veprimtarin e LDK-së, Dr. Xhavit Ahmeti. Dr. Ahmeti ishte intelektual dhe personalitet me virtyte të veçanta i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për arsimimin e brezave të tërë, në kohë të vështira për Kosovën. Mungesa e tij, ka lënë zbrazëti në proceset shtet-ndërtuese të Kosovës. Kuadro si Dr. Xhavit Ahmeti janë personalitete të pazëvendësueshme për kombin, andaj gjurmëve të tij, duhet vazhduar gjeneratat e reja me plotë dije dhe përkushtim”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera tha se emri dhe vepra e tij jetojnë në analet e historisë së shtetit.

“Sot, pas 23 viteve kujtojmë me pietet dhe krenari, kolosin dhe pishtarin e dijës, Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun që dha gjithçka nga vetja e tij, madje edhe vdekja e gjeti në misionin e tij jetësor, arsimimin dhe edukimin e kombit shqiptar. Ai, atë ditë të ftohtë nëntori, u nda vetëm fizikisht nga ne, ngase emri dhe vepra e tij jetojnë përjetësisht në analet e historisë së shtetit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Xhavit Ahmetin”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori