LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për akuzat e deputetit Avdyli: Ka qenë deputet i LDK-së, nuk e konsideroj se tani është

Mustafa për akuzat e deputetit Avdyli: Ka qenë deputet i LDK-së, nuk e konsideroj se tani është

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e fundit të deputetit të kësaj partie Haxhi Avdyli i cili akuzoi Mustafën se e ka rrëzuar partinë për toke.

Mustafa në një prononcim të shkurtë për Telegrafin ka thënë se nuk i komenton deklaratat e atyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me LDK-në.


Deputeti i LDK-së: Isa Mustafa, politikan i dështuar dhe president në tentativë, e rrëzoi partinë për toke
Lexo po ashtu Deputeti i LDK-së: Isa Mustafa, politikan i dështuar dhe president në tentativë, e rrëzoi partinë për toke

“Nuk i komentoj deklaratat e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në. Haxhi Avdyli ka qenë deputet i LDK-së dhe nuk e konsideroj se tani është”, ka thënë Mustafa.

Avdyli në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Mustafa e ka qitë LDK-në për toke, ndërsa po tenton të qëndrojë relevant, duke e sulmuar Vjosa Osmanin.

Ai madje e ka quajtur kreun e LDK-së, si politikan të dështuar. /Telegrafi/