LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk përçahet LDK-ja, edhe pse disa shpenzojnë para të majme për ta bërë këtë

Mustafa: Nuk përçahet LDK-ja, edhe pse disa shpenzojnë para të majme për ta bërë këtë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti, thotë se ish deputetët Arben Gashi, Driton Selmanaj dhe Armend Zemaj, të cilët nuk janë zgjedhur anëtarë të kryesisë, janë anëtarë të organit më të lartë të LDK-së siç është Këshilli i Përgjithshëm

“Nuk përçahet LDK-ja nëse dy-tre ish deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm”, ka shkruar Mustafa.


Ai ka theksuar se nga disa shpenzohen shuma të majme parash të vjedhura për ta përçarë LDK-në, por ai nuk rri , nuk punon dhe nuk shoqërohet me të tillët.

Postimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë,
LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përçarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor.
Nuk përçahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës.
Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqija deri edhe te fjalori rrugaç i atyre që këtë e cilësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.
Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parash të vjedhura për ta përçarë LDK-në, por unë nuk rri , nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.
I shpërfilli!
Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….
Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.
Kam besim në qytetarët tanë!  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori