Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në një takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Gjatë takimit, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mirënjohjen e Kishës Katolike për përkrahjen dhe kontributin e Qeverisë së Kosovës në organizimin e aktiviteteve me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.
Imzot Dodë Gjergji, po ashtu, i ka dorëzuar kryeministrit Mustafa ftesën zyrtare për koncertin që do të organizohet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Mustafa ka shprehur respektin dhe krenarinë e jashtëzakonshme që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë.
“Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën organizmi i aktiviteteve dhe shprehja e nderimeve institucionale dhe qytetare për simbolin global të mirësisë, dashurisë e humanizmit, Nënën Terezë”.
Qeveria e Kosovës, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ka organizuar dhe ka mbështetur shumë aktivitete, duke filluar që nga shpallja e vitit 2016 “Vit të Nënë Terezës”, nga ana e Qeverisë.
Ndërkaq, në shtator, në Vatikan, mbështetur nga Qeveria e Kosovës, do të organizohet një koncert madhështor ku do të performojnë yje të shumta të muzikës duke përfshirë Rita Orën, dhe shumë artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe më gjerë. Të ftuar në këtë koncert do të jenë personalitete nga Vatikani, nga Italia, nga Shqipëria, nga Kosova dhe shumë vende tjera të botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit