LAJMI I FUNDIT:

Mustafa kërkon dorëheqjen e Aganit?

Mustafa kërkon dorëheqjen e Aganit?

Burime të Kosovapress bëjnë te ditur se kryeministri i vendit Isa Mustafa ka kërkuar informacione shtesë rreth rastit të ministrit të Mjedisit, Ferid Agani.

Mustafa me këtë ka sinjalizuar se do të ishte e udhës që ai të japë dorëheqje morale.


Përndryshe PDK si partner i parë i koalicionit me partinë e Drejtësisë ka nisur t’i ftohë marrëdhëniet me këtë të fundit që prej disa javësh, ngase burime brenda partisë tregojnë se kishin informata për hetimet e nisura që prej kohesh për rastin Agani.

Prokuroria sot ka ngritur aktakuzë kundër Ferid Aganit dhe 63 personave tjerë në lidhje me rastin “Stenta”.

Keqpërdorimi dyshohet se është bërë në kohën sa Agani ka qenë ministër i Shëndetësisë. /Telegrafi/