LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ka kapërcyer koha e qeverisjes me hu në krah

Mustafa: Ka kapërcyer koha e qeverisjes me hu në krah

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është shprehur i bindur se shumë shpejt kjo parti do ta kthejë qeverisjen e saj në nivel qendror, pasi sipas tij, vendi nuk mund të qeveriset, siç ka thënë ai me hu në krah, siç po ndodh aktualisht.

Ai këto komente i bëri në një takim më strukturat e kësaj partie në Deçan. Sipas tij, nuk mund të qeveriset nga një pakicë siç është aktualisht e varur nga Lista Serbe dhe Beogradi.


“Për një kohë të shkurtër do ta kemi prapë qeverinë e LDK-së, sepse të tjerët e kanë vështirë të qeverisin vendin me këtë mentalitet me këto sjellje, me këtë pakicë të shumicës në Kuvend, me këtë varësi të Listës Serbe dhe Beogradit dhe me këtë vullnetarizëm që kanë filluar ta qeverisin, sepse askush nuk mund të qeverisë vendin në këtë formë. Vendi qeveriset vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet, procedurat. Ka kapërcyer koha që me hu në krah ta qeverisin vendin, ajo mund të ndodh një javë, dy javë, një muaj, dy muaj, por gjatë vendi nuk mund të qeveriset kështu. Vendi mund të qeveriset vetëm me sjellje sistematike, me sjellje racionale dhe me sjellje ligjore që mendoj se ne si LDK kemi treguar shembullin tonë”, tha Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa tha se qytetarët e Deçanit nuk mund të gjejnë zgjidhje më të mirë se sa LDK-në për të qeverisur me këtë qytet. Kjo, pasi partia e tij e ka dëshmuar këtë në qeverisjen e kaluar në nëntë komuna.

“Zgjidhjen me të mirë se sa LDK-në për këto zgjedhje për pushtetin lokal mendoj se qytetarët e kanë vështirë të gjejnë, jo se ne dëshirojmë ta lavdërojnë vetën porse argumentet flasin se në të gjitha komunat që kemi qeverisur gjatë këtyre katër viteve, kemi qeverisur në nëntë komuna, kemi pasur qeverisjen me të mirë, kemi pasur qeverisje që nuk është cilësuar me asnjë rast të devijimeve qoftë korruptive, qoftë tjera. Ka pasur zhvillim ekonomik lokal, ndërtim të infrastrukturës edhe rrugore edhe shkollore edhe shëndetësore dhe mendoj që është një shembull i mirë që duhet ta ndjekim, edhe në Deçan, edhe në Junik, edhe në komunat tjera që nuk kemi pasur qeverisjen e deritanishëm”, tha Mustafa.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Deçanit, Mal Lokaj, duke u shprehur i bindur në fitoren e tij, tha se ata do zbatojnë me përpikëri programin që e kanë për Deçanin në katër vitet e ardhshme

Kreu i LDK-së ka mbajtur takime me anëtarësinë dhe simpatizantë të LDK-së edhe në fshatra të Deçanit, ku ka kërkuar votën për kandidatin për kryetar të Deçanit Mal Lokaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori