LAJMI I FUNDIT:

Mustafa flet pas aksionit në Ministrinë e Bujqësisë: Ftoj organet e drejtësisë që këtë çështje ta çojnë deri në fund

Mustafa flet pas aksionit në Ministrinë e Bujqësisë: Ftoj organet e drejtësisë që këtë çështje ta çojnë deri në fund

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës, përkatësisht Departamentit të Krimeve të Rënda në këtë ministri.

Mustafa ka thënë se për shkak të hetimeve që po bëhen nuk do të jep komente.


“Personalisht nuk dua t’i komentoj hetimet, çdo gjë e kam deponuar në Prokurori. Unë dhe kabineti im jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më institucionet në drejtësisë, ftoj organet e drejtësisë që këtë çështje ta çojnë deri në fund. Për shkak të hetimeve, jam i rezervuar me komente”, tha Mustafa, përcjell Telegrafi.

12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara, me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore
Lexo po ashtu 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara, me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.

Prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

Ndryshe, sot gjatë ditës janë zhvilluar disa aksione. Policia ka arrestuar zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna. Aksione janë zhvilluar në Prishtinë, në komunën e Istogut, Gjilanit, Podujevës, Lipjanit. /Telegrafi/