LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Duhet të ketë përgjegjësi penale për humbjet në Telekom

Mustafa: Duhet të ketë përgjegjësi penale për humbjet në Telekom

Kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se për shkak të papërgjegjësisë në Telekomin e Kosovës, Kosova në rezultatin më të keq do të humb 30 milionë euro.

Mustafa duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se lidhur me Telekomin e Kosovës dhe rastin e Dardafonin, ku për shkak të disa procedurave jo të qarta për të dhe Qeverinë nuk janë ende të qarta, por gjithashtu as vendimet e Arbitrazhit, por tani janë duke u zhvilluar procedurat në drejtësinë kosovare për të cilat nuk mund të japim rezultate, por rezultati më i keq do të jetë që për shkak të pa përgjegjësive, Kosova do të humb 30 milionë euro.


Ai shtoi se duhet të ndodh përgjegjësia penale dhe politike. /Telegrafi/