Kryeministri Isa Mustafa ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë veprimet korruptive duke siguruar se do të ndërmerren masa të menjëhershme.
Gjatë ditës, kryeministri Mustafa ka shkruar një tekst në Facebook, ku ka renditur disa nga të arriturat e Qeverisë në vitin 2015, në fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit.
Me këtë rast, një qytetar nga Prizreni, ka komentuar duke thënë se ATK-ja në Prizren po merr haraç dhe se inspektorët po jetojnë me superluks, kurse ka pyetur kryeministrin se a e ka ndërmend të ndalë këtë fenomen dhe që të luftohet kjo dukuri shumë negative.
Në këtë pyetje, kryeministri ka thënë askujt nuk do t’i lejohet të marr haraç, qoftë nga qytetarët apo bizneset.
Me këtë rast, kryeministri ka inkurajuar qytetarët, bizneset dhe çdokënd që ka informata që t’i denoncojë veprimet e tilla, duke i siguruar se menjëherë do të ndërmerren masa.
“z. Eshref, Askujt nuk do t’i lejohet të merr haraç, qoftë nga qytetarët apo bizneset. Vetëm shteti ka të drejtë të vejë ngarkesa tatimore, dhe atë sipas ligjit. Qytetarët, bizneset dhe çdokush qe ka informata duhet t’i denoncojë veprimet e tilla dhe ju siguroj se menjëherë do të ndërmerren masa”, ka shkruar kryeministri Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend