LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele

Mustafa: Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa gjatë një vizite në fshatin Pelemetin ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë, ndërkaq për Asociacionin e komunave serbe tha se ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele.

Mustafa këto deklarata i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për ndërtimin e një ure.


“Do të vazhdojë dialogu. Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele të cilat po funksionojnë. Prandaj unë mendoj se ky proces duhet të jetë proces, i cili do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar”, tha Mustafa.