Musmurati: Fusha e re sportive në Barilevë është gati

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati, ka njoftuar se fusha e re sportive në Barilevë është përfunduar dhe tashmë është në dispozicion të fëmijëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit.
Musmurati ka bërë të ditur se së bashku me Granit Gecin ka vizituar nga afër hapësirën e re sportive, duke theksuar se ajo tashmë është mbushur me aktivitete dhe jetë.
“Fusha e re e Barilevës është gati! Një hapësirë që prej sot u takon fëmijëve, të rinjve dhe krejt komunitetit”, ka shkruar Musmurati.
Ajo ka theksuar se investimet e Komunës së Prishtinës po orientohen edhe në lagje dhe fshatra, me synimin që projektet të jenë sa më pranë qytetarëve.
“Investimet tona po shkojnë aty ku duhet, në lagje e fshatra, sa më afër qytetarëve”, ka deklaruar Musmurati.
Fusha e re pritet të shërbejë si hapësirë sportive dhe rekreative për fëmijët, të rinjtë dhe banorët e Barilevës. /Telegrafi/







































