LAJMI I FUNDIT:

Musliu tha se zv.ministri i Arsimit punësoi vëllain në Universitetin “Haxhi Zeka”, reagon ky i fundit: Deputetja po manipulon duke keqinformuar

Musliu tha se zv.ministri i Arsimit punësoi vëllain në Universitetin “Haxhi Zeka”, reagon ky i fundit: Deputetja po manipulon duke keqinformuar

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi për punësime familjare në institucionet arsimore.

Musliu të hënën në një postim në Facebook shkroi se zëvendësministri Taulant Kelmendi, ka punësuar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, vëllain e tij Libron Klemendi.


“Përhajr “Dasma” zv.Ministër i Arsimit Taulant Kelmendi! A ju kujtohet slogani “Familjarët janë për dasma”? E bash sot ne Universitetin Haxhi Zeka zv.Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi bëri dasëm duke e punësuar vëllain e tij Libron Kelmendin Asistent të rregullt për Gjuhë Angleze . Kur ta donë ta donë, babën dekan në Gjakovë vet zv.Ministër i Arsimit, vëllain asistent të rregullt në Pejë”, shkroi Musliu.

Madje në një postim tjetër, Musliu ka ironizuar duke shkruar “Libron vetëm tregona a je pranuar në programin gjuhë shqipe, gjuhë angleze apo gjuhë boshnjake?”.

E pas këtyre akuzave, ka reaguar Libron Kelmendi vëllai i zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se deputetja Musliu po tenton të manipulojë publikun duke i keqinformuar.

“Deputetja Musliu tenton të manipulojë publikun duke i keqinformuar! Unë punoj në Universitetin Haxhi Zeka që nga viti 2021 dhe kjo dëshmohet me vendim dhe kontratë punë. Po ashtu, prindi ynë, Ilir Kelmendi, punon që 23 vite në Universitet, është në fundin e mandatit të tij të dytë si Dekan në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, pra është zgjedhur para 8 vitesh. Tendenca e saj për manipulim është vetëm produkt i kastës që ajo përfaqëson”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori