LAJMI I FUNDIT:

“I keni mashtruar mërgimtarët”, “Aplikimi ka qenë vullnetar” – përplasja e Musliut me Muratin për pagesën e policës kufitare për diasporën

“I keni mashtruar mërgimtarët”, “Aplikimi ka qenë vullnetar” – përplasja e Musliut me Muratin për pagesën e policës kufitare për diasporën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me pagesën e policave të sigurimit në kufi për mërgimtarët.

Musliu gjatë pyetjes parlamentare për Muratin ka thënë se vetëm 8 për qind e tyre janë paguar dhe se ky është një mashtrim karshi mërgimtarëve.


“Jo vetëm që je mashtrues ministër, por je mashtrues recidivist. Ju i keni mashtruar mërgimtarët tonë duke thënë se do t’i largojmë të gjitha policat, pra nuk do të keni fare. Tani keni mashtruar, sepse i keni rimbursuar vetëm 8 për qind. Prandaj, je mashtrues, gjema emrin tjetër për mashtruesit e do ta them ndryshe. I keni mashtruar mërgimtarët dhe ky është fakt”, tha Musliu, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, në anën tjetër ministri i Financave ka theksuar se për periudhën 1 qershor deri më 31 gusht kanë aplikuar 8,845 persona.

“Këtë vit kemi ndryshuar proceduarën dhe synimi ka qenë që të reduktohen pritjet në kufi dhe përsëri rimbursimi të bëhet online. Numri i aplikantëve për rimbursim periudhën që po përmendeni është 8,845 aplikantë, por në tërësi numri i aplikantëve është 11,923”, tregoi Murati.

Por, sipas deputetët së PDK-së, për këtë kohë janë lëshuar mbi 220 mijë polica, ndërsa janë paguar vetëm 8 për qind e tyre.

“E tha që e keni bërë aplikimin online për t’i shmangur pritjet. Qytetarët kanë pritur në radhë për të bërë pagesa, pastaj i keni detyruar që të vijnë t’i bëjnë pagesat në Prishtinë, të cilët mërgimtarët janë maltretuar”, theksoi ajo.

“Për periudhën e cekur janë lëshuar gjithsej 222,274 polica, ku të hyrat pa TVSH kanë qenë 3 milionë e 533 mijë e 782 euro. Ju sapo raportuat se kanë aplikuar 8,845 persona, a do të thotë kjo se i keni mashtruar mërgimtarët”, përfundoi Musliu.

Në fund, Murati tha se aplikimi nga mërgimtarët ka qenë na baza vullnetare.

“Sa i përket shifrave të aplikantëve, ka qenë vullnetare, sepse edhe për dy vitet e kaluara ka qenë opsionale. Evitimi i kolonave është duhet të bëhet online. Votat janë, pastaj është hipokrizi që të mos votohet”, shtoi ministri i Financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Kalo në kategori