LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Më mirë jam ndier në Beograd se në Veri të Mitrovicës! (Video)

Musliu: Më mirë jam ndier në Beograd se në Veri të Mitrovicës! (Video)

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se ditëve të fundit ishte në pjesën veriore të Mitrovicës pasi ishte e ftuar nga OSBE-ja dhe organizata e grave police që kishte për qëllim promovimin e paqes, sigurisë dhe partneritetit ndër institucional.

“Vizita ime në Veri të Mitrovicës as nuk duhet të bëhet lajm. Në Mitrovicë ne duhet me qenë më shpesh. Arsyeja është se kam qenë e ftuar nga organizata e grave police dhe OSBE, për fuqizimin e gruas në sektorin e sigurisë, me qëllim të promovimit te paqes, sigurisë, parneritetit ndërinstitucioanl”, ka thënë Musliu, sipas të cilës, në takim ishin mbi 60 gra nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, derisa munguan nga Maqedonia.


Por, ajo thotë se video e postuar në portale nuk ka qenë e vizitës së fundit, por gjatë një vizite më herët.

“Është momenti i fundit qe ne me qenë më shpesh në atë pjesë, sepse e konsideroj se është e padrejte me kerku levizje të lirë nëpër Europe kur nuk e ke në Kosov. E pyetur nga një qytetare në viziten e parafundit në Mitrovicë kam thënë se ma mirë jam ndier në Beograd se në Veri të Mitrovicës, se atje jam e përgatitur për me pa simbole serbe, me dëgjuar gjuhën serbe e me marr trajtimin serb, e ketu është vend i Kosovës”, shtoi ajo në Rrokum Roll në Rrokum.

Sipas saj, edhe pse kanë dëshirë e vullnet me i shty përpara proceset sa më shpejte, por disa procese vonojnë.

“17 vjet, në të njëjtën kohë, janë edhe pak edhe shume”, tha ajo, duke shpresuar që çështja e veriut të Mitrovicës do të zgjidhet shumë shpejt.

https://www.youtube.com/watch?v=q3vBZ0pdI7U