LAJMI I FUNDIT:

Musliu –Konjufcës: Kryetar ose bëni thirrje publike deputetëve tuaj që të përkrahin kërkesat e Policisë ose lirojani ndonjë nënkryetari ta udhëheq seancën

Musliu –Konjufcës: Kryetar ose bëni thirrje publike deputetëve tuaj që të përkrahin kërkesat e Policisë ose lirojani ndonjë nënkryetari ta udhëheq seancën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufcën pasi deputetët e pozitës nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me “Rezolutë për mbështetjen financiare të Policisë”.

Ajo kërkoi nga kryeparlamentari ose t’ju bëj thirrje publike deputetëve të pozitës që t’i përkrahin kërkesat e Policisë, ose t’ia lirojë ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë.


“Për ju tani më mirë do të ishte ose të bëni thirrje publike deputetëve të partisë suaj që t’i përkrahin kërkesat e Policisë së Kosovës, ose t’ia lironi ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë. S’keni lënë mjet pa përdorur, pa e nënshtruar opozitën, por do të dilni vet të poshtëruar”, ka thënë Musliu.

“Thirre shumicën parlamentare e shpërbëni këtë kuvend. Ju nuk frikësoheni, jeni gjithmonë në fuqi nga ajo çka propagandoni. Fitoni zgjedhjet edhe me 80 për qind a 90, s’ka problem, por që duhet të kthehet vullneti politik në duart e qytetarëve kjo është e padiskutueshme. Prandaj, për procedurë të mëtejme kjo seancë varet prej teje si kryesues ose si udhëheqës i kësaj seance”, tha ndër të tjera Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori