LAJMI I FUNDIT:

Musk tani vlen sa gjysma e Bezos, pasuria e tij u rrit për 73 miliardë dollarë nga fillimi i vitit

Musk tani vlen sa gjysma e Bezos, pasuria e tij u rrit për 73 miliardë dollarë nga fillimi i vitit
Elon Musk

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk i është bashkuar klubit të miliarderëve që kanë arritur pasuri qindra miliardëshe.

Siç raporton Bloomberg, përcjell Telegrafi, vlera neto e miliarderit ka kapërcyer vlerën prej 100 miliardë dollarë [87 miliardë euro].


Njëkohësisht, vlera neto e themeluesit të Amazon dhe personit më të pasur në botë, Jeff Bezos, kapërceu vlerën e 200 miliardë dollarëve [169.5 miliardë euro].

Shumë nga njerëzit më të pasur në botë, kanë rritur pasurinë e tyre që nga fillimi i vitit.

Bloomberg thotë se 500 personat më të pasur kanë fituar 809 miliardë dollarë [685 miliardë euro].

Pasuria e Musk është rritur për më shumë se 73 miliardë dollarë [62 miliardë euro] që nga janari, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg dhe Bezos me 87 miliardë dollarë [74 miliardë euro].

Senatori amerikan propozon një taksë që do t’i kushtonte miliarda dollarë Bezosit, Zuckerbergit dhe Muskit
Lexo po ashtu Senatori amerikan propozon një taksë që do t’i kushtonte miliarda dollarë Bezosit, Zuckerbergit dhe Muskit

Rritja e pasurisë së Musk është kryesisht nga rritja e aksioneve të Teslas për 400 për qind brenda vitit.

Që nga muaji qershor, Musk zotëronte 40.4 milionë aksione të Teslas, të cilat kanë vlerë prej 87 miliardë dollarësh [74 miliardë euro]. Në fillim të vitit 2020, Musk zotëronte afro 38.7 milionë aksione, me vlerë prej 16.2 miliardë dollarësh [14 miliardë euro].

Aktualisht janë vetëm dy persona të tjerë në botë, ku vlera neto e pasurisë së tyre tejkalon 100 miliardë dollarëshin, ata janë Bill Gates, me vlerë prej 124 miliardë dollarë [74 miliardë euro] dhe Mark Zuckerberg me vlerë prej 115 miliardë dollarë [97 miliardë euro]. /Telegrafi/