LAJMI I FUNDIT:

“Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”

“Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”

Në Muajin e Kujtesës, Arkivi i Shtetit i Shqipërisë ka zgjedhur të nderojë figurën e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari (Adanë, 10 shkurt 1917 – Rrëshen, 13 gusht 1983).

Dosja e saj, letërkëmbimet, fjalori i veprave, pjesë nga ditari në italisht i mbajtur gjatë jetës studentore në Universitetin La Sapienza të Romës, dokumentet si themeluesja e Partisë Socialdemokrate, apo dhe fotografi në etapa të ndryshme të jetës, janë ekspozuar për herë të parë në një hapësirë publike, si Kalaja e Tiranës.


Risi ishte edhe botimi i librit “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit edhe qëndresës”, me referime të mbajtura në konferencën shkencore realizuar nga Biblioteka Kombëtare në vitin 2017, për 100-vjetorin e lindjes së Kokalarit. Sipas studiueses Persida Asllani, këto studime plotësojnë më shumë figurën e kësaj intelektualeje

“Është përmbledhja me kumtesa të konferencës shkencore, me materiale të ndryshme, të cilat përbëjnë një dosje studimore për studiuesit e ardhshëm dhe mësuesit e gjimnazeve”, ka thënë Asllani.

Musine Kokalari ka shkruar veprat “Siç më thoshte nënua plakë”, “Reth vatrës”, “Kolla e vdekjes” apo edhe “Si lindi Partia Socialdemokrate”. /Shqiptarja/