LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Qeveria po tregohet më shumë si shoqatë humanitare

Mushkolaj: Qeveria po tregohet më shumë si shoqatë humanitare

Analisti Imer Mushkolaj shprehet kritik ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Kurti për menaxhimin e parasë publike.

Mushkolaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveria aktuale po tregohet si shoqatë humanitare.


“Ajo që kemi parë nga qeveria është shpërndarja e ndihmave humanitare. Qeveria e Kosovës në raport me qytetarët e këtij vendi, herë me një kategori e herë me tjetrën, po tregohet më shumë si shoqatë humanitare sesa si një qeveri, e cila ndihmon të krijohen kushte për punësim të qëndrueshëm”, ka thënë Mushkolaj.

“Nuk besoj që kjo është mënyra e duhur e menaxhimit të një qeverie, aq më pak nga z.Kurti që pak para se të vijë në pushtet ka premtuar diçka tjetër”.

Analisti ka thënë se dy premtimet e kryeministrit Albin Kurti më të mëdha ishin drejtësia dhe punësimi.

“Sa i përket drejtësisë ka dështuar,…ndërsa sa i përket punësimit nuk po shoh në Kosovë punësim të qëndrueshëm…”, ka thënë tutje ai.