LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj për incidentin e armatosur në veri: Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal

Mushkolaj për incidentin e armatosur në veri: Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi Policia e Kosovës fillimisht e mohoi se është e përfshirë në plagosjen e një personi të nacionalitetit serb në veri të vendit, e më pas ndodhi e kundërta.

“Policia e Kosovës njëherë mohon, e pastaj pranon se një pjesëtar i saj e ka plagosur një qytetar në veri. Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal”, shkroi ai në Facebook.


Policia e Kosovës pasi nuk doli informacioni i saktë, të martën konfirmoi se një zyrtar policor është i përfshirë në shkëmbim zjarri me armë në pjesën veriore.

Edhe Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur i shqetësuar me plagosjen e një serbi në Zveçan, të hënën.

Plagosja në veri, suspendohen katër zyrtarë policorë - njëri dyshohet se gjuajti me armë
Lexo po ashtu Plagosja në veri, suspendohen katër zyrtarë policorë - njëri dyshohet se gjuajti me armë

“SHBA-ja është e shqetësuar për incidentin ku një serb i Kosovës u qëllua në Zveçan mbrëmë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë një hetim të plotë, e kredibil. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mohimi fillestar që u bë pa kujdes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e forcave të zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë”, shkroi ai në Twitter./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori