LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj dhe Tahiri flasin për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

Murtezaj dhe Tahiri flasin për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, është pritur në takim nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e drejtësisë.


Murtezaj gjatë këtij takimi tha së ndër prioritet e ATK-së do të jetë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale, mirëpo sipas tij luftimi i kësaj dukuri është i pamundur të bëhet vetëm nga pjesa e përgjegjësisë së ATK-së, për këtë qëllim ai kërkoj përkrahje nga dikasteri i drejtësisë.

Ilir Murtezaj drejtori i ri i ATK-së
Lexo po ashtu Ilir Murtezaj drejtori i ri i ATK-së

E nga ana tjetër ministri Tahiri, shprehi gatishmërinë për përkrahje të plotë për të gjitha proceset e punës që ndërlidhën me sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/