LAJMI I FUNDIT:

Ilir Murtezaj drejtori i ri i ATK-së

Ilir Murtezaj drejtori i ri i ATK-së

Ilir Murtezaj është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarët e Ministrisë së Financave.

“Është e vërtetë së Ilir Murtezaj është zgjedhur në pozitën e Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në përgjigjet për Telegrafin nga Zyra për Media e Ministrisë së Financave.


Telegrafi ka mësuar se drejtori i ri i ATK-së, Ilir Murtezaj sot ka marr detyrën e drejtorit të ATK-së

Edhe zyrtarisht ATK ka njoftuar se U.D i Drejtorit të Përgjithshëm, Bashkim Shala i ak dorëzuar detyrën Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj.

Emërimi i drejtorit Murtezaj është bërë sipas vendimit të datës 5 shkurt 2019 të nxjerr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Rmaush Haradinaj. /Telegrafi/