LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: Borxhet e bizneseve gjatë pandemisë COVID-19 mbërrijnë në 53 milionë euro

Murtezaj: Borxhet e bizneseve gjatë pandemisë COVID-19 mbërrijnë në 53 milionë euro

Gjatë periudhës janar-gusht, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të realizojë mbi 302 milionë euro të hyra.

Por si shumë institucione të tjera edhe ATK-ja gjatë kohës së pandemisë COVID-19 ka hasur në vështirësi, gjë që i ka pamundësuar edhe zbatimin e objektivave.


“Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën janar-gusht 2020 ka arritur të realizojë 302.3 milionë euro, të hyra tatimore si dhe pjesa prej 120.5 milionë euro kontribute pensionale. Realisht gjatë kësaj periudhe ATK-ja ka pasur edhe vështirësitë e veta në zbatimin e objektivave të tyre dhe në realizim të qëllimit primar që ka realizimin e të hyrës tatimore për buxhetin e shtetit, por edhe të të hyrave të tjera të cilat janë në drejtim të luftimit të informalitetit”, tha për Ekonomia Online drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj.

Ai thotë se ATK-ja, prej janarit e deri me 18 mars ka pasur performancë të shkëlqyer duke arritur të tejkalojë edhe planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62 për qind.

“Në periudhën janar-gusht 2020 ne duhet ta ndajmë në dy etapa, në periudhën para pandemisë prej janarit deri me 18 mars, ku gjatë kësaj periudhe ATK ka pasur një performancë të shkëlqyer duke arritur ti tejkalojë planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62 për qind si dhe të tejkalon të hyrat e realizuara të periudhës janar-18 mars 2019 për 11.2 për qind. Pas 18 marsit si rezultat i ndikimit të pandemisë atëherë kemi pasur një trend të rënies të të hyrave tatimore si rezultat i pandemisë edhe por edhe të dy vendimeve të ministrisë së Financave për zgjatje të afatit për deklarimin e pagesë së tatimeve  gjë që kjo ka bërë që periudha mars-prill të kemi një rënie të theksuar të hyrave tatimore, dhe me një rikthim në periudhën maj-qershor në realizim të tejkalimit të hyrës maj dhe qershor, prapë periudha korrik-gusht një rënie më të lehtë të hyrave tatimore gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

Murtezaj thotë se pritjet kanë qenë se rikthimi do të ndodhte në muajin qershor.

“Pritjet tona kanë qenë që në qershor të kemi një rikthim të hyrave tatimore për buxhetin e shtetit bazuar gjithnjë në parashikimet e ekspertëve. Por fatkeqësisht edhe si rezultat i mosardhjes së bashkatdhetarëve tanë dhe prurjes së temitencave nga ana e tyre ka bërë që të zbehet ekonomie e vendit, pastaj faktor tjetër është pamundësia qe shteti i Kosovës të mund t’i përkrahë bizneset në kuptim nxitjes së konsumit duke ndihmuar ekonominë në këtë rast”, ka thënë Murtezaj.

Por pandemia COVID-19 ka ndikuar që në Administratën Tatimore të rritet edhe stoku i borxheve. Murtezaj thekson se kanë pasur rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro.

E duke marr parasysh edhe humbjet e mëdha që kanë pasur bizneset në këtë kohë, Administrata Tatimore e Kosovës u ka ofruar bizneseve lehtësira në pagesën e borxheve.

ATK-ja u ka mundësuar bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë.

“Realisht periudha prej fillimit të pandemisë, ka bërë që te ne të rritet stoku i borxheve. Kemi pasur një rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro në periudhën pas fillimit të pandemisë në raport me fillimin e vitit, duke i dhënë mundësi bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë, një që edhe bizneset e kanë mirëpritu këtë drejtim si dhe jemi avancim në këtë drejtim dhe këtë e dëshmon raporti janar-qershor gjë që tregon se gjatë kësaj periudhe kemi dyfishim vlerës së tatimit që janë programuar, borxhet të cilat janë programuar mbi 100 për qind më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Ne si institucion brenda mundësive dhe kapaciteteve ligjore kemi bërë veprimet tona duke i ofruar mundësi bizneseve por edhe në aspektin e rimbursimit të mjeteve kemi avancuar me ngritje e sistemit brenda ATK, që t’i identifikojmë të gjitha rastet që për neve si ATK nuk paraqesin rrezik”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori