LAJMI I FUNDIT:

Muriqi feston me trofeun e Ligës Premier

Muriqi feston me trofeun e Ligës Premier
Foto:(Arijanet Muriqi/Instagram)

Manchester City është shpallur sot (12 maj) edhe zyrtarisht për të dytën herë me radhë dhe për herë gjashtë në histori të tyre kampion i Ligës Premier.

‘Citizens’ zhvilluan një garë të ashpër me Liverpoolin në këtë sezon të ligës së Anglisë, duke e fituar titullin me vetëm një pikë dallim.


Pjesë e suksesit të Manchester Cityt është edhe Arijanet Muriqi, që ka marrë për herë të parë në duart e tij trofeun e Ligës Premier.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet së bashku me Leroy Sane dhe Ilkay Gudogan pranë trofeut të ligës angleze.

Manchester City pritet ta dërgojë sërish në huazim Arijanet Muriqin
Lexo po ashtu Manchester City pritet ta dërgojë sërish në huazim Arijanet Muriqin

Muriqi ishte në këtë sezon portieri i dytë i Manchester Cityt, duke e zëvendësuar Claudio Bravon e lënduar, por që arriti shumë shpejt të marrë besimin e Pep Guardiolas, duke qenë vendimtar në disa ndeshjes të Kupës së Anglisë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

👌🍾 #schwiege

A post shared by Arijanet Muric (@aromuric49) on May 12, 2019 at 11:48am PDT