Se Mustafa duhet të japë përgjegjësi për murin në Mitrovicë mendojnë edhe në partinë opozitare “Nisma për Kosovën”. Deputetja e këtij subjekti, Valdete Bajrami-Dushica, vlerëson se veprimi i fundit i serbëve në veri tregon dështimin e qeverisë “Mustafa”, shkruan “Zeri.info”.
“Ky dialog, të cilin e ka zhvilluar pala jonë me atë të Serbisë, është përfundimisht dialogu që shtetin serb e bëri faktor dhe ia mundësoi dhe lehtësoi rrugën drejt BE-së e ne nga ky dialog po fitojmë ndarjen e vendit, po fitojmë izolim të mëtutjeshëm e kjo gjithnjë falë punës së z. Mustafës, znj. Tahiri e edhe të tjerëve”, ka deklaruar Dushica.
Ajo duke folur për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe thekson se një veprim i tillë mund të bëhet vetëm me kompetencat ekzekutive.
“Ky Asociacion mund të krijohet vetëm me ligjet e shtetit tonë dhe assesi një asociacion me kompetenca ekzekutive. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një vendim në lidhje me këtë e që është se z. Mustafa kishte shkelur aktin më të lartë të shtetit në 23 nene”, ka deklaruar Dushica për “Zërin”.
Sipas saj, me njerëz të tillë të cilët shkelin Kushtetutën e dështojnë në mbrojtjen e qytetarëve të vet Kosova nuk mund të shkojë përpara.
“Me këta shkelës të Kushtetutës, me këta njerëz të cilët nuk janë në gjendje t’i mbrojnë qytetarët, nuk janë në gjendje t’i mbrojnë interesat e shtetit nuk mundemi të ecim tutje. Është koha urgjente kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse me të tillë njerëz nuk është larg mendjes të sillet Serbia prapë si pronare e Kosovës”, ka përfunduar ajo.
Analisti politik në vend, Imer Mushkolaj, vlerëson se pas ndodhive të fundit vazhdimi i bisedimeve me Serbinë është i pakuptimtë.
“Nuk ka kurrfarë kuptimi që bisedimet të vazhdojnë me idenë e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe lëvizjen e tyre të lirë e në anën tjetër të ngrihen mure, që janë e kundërta e këtyre vlerave”, ka thënë ai, duke theksuar se pala kosovare duhet ta rishqyrtojë pozicionin e saj në bisedime.
“Pala kosovare duhet ta rishqyrtojë pozicionin e vet në bisedime, pse jo edhe ta pezullojë pjesëmarrjen në to, përderisa të qartësohen shumë çështje që kanë të bëjnë me marrëveshjet e arritura”, ka deklaruar ai.
Sipas Imerit, përmes ndërtimit të murit Beogradi po synon krijimin e një agjende të re në bisedime. /Zeri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë