LAJMI I FUNDIT:

Murati: Me vlerat e koeficientit 125 e 130 do të rriteshin tatimet e sektorit privat

Murati: Me vlerat e koeficientit 125 e 130 do të rriteshin tatimet e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se ka rritje të buxhetit për paga, që më pas, siç tha, është shpërndarë në Ligjin e Pagave.

Murati komentoi edhe vlerat e koeficientit të propozuara nga partitë opozitare, ku tha se nëse merret vlera e koeficientit prej 125 euro, atëherë paga mesatare do të ishte 870 euro, e nëse do të merrej ai prej 130 euro, paga mesatare do të ishte 900 euro.


“Pyetja është se ku merren këto para. Këto para, rëndom merren në sektorin privat, pra taksapaguesit që punojnë në sektorin privat, merret ky tatim. Më tregoni sa është paga mesatare në sektorin privat. Në sektorin privat paga mesatare është 420 euro”.

Murati thotë se ajo çfarë po propozon opozita është që sektorit publik t’i bëhet dyfishi i pagës mesatarë së sektorit privat.

​Partitë opozitare nuk pajtohen me koeficientin 105 euro, shpalosin propozimet e tyre
Lexo po ashtu ​Partitë opozitare nuk pajtohen me koeficientin 105 euro, shpalosin propozimet e tyre

“Propozimi juaj është që të rëndohet barra në sektorin privat e të rritet paga mesatare në sektorin publik”, është shprehur Murati.

Ministri i Financave tha se janë munduar që brenda kufijve ekzistues, pa pasur nevojë të rritet norma tatimore, kanë caktuar vlerën e koeficienti.

“Mos luani me populizma të tillë”, është shprehur Murati./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori