LAJMI I FUNDIT:

Murati tregon se ku do të merren paratë për subvencionimin e energjisë elektrike

Murati tregon se ku do të merren paratë për subvencionimin e energjisë elektrike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se 75 milionë eurot për subvencionim të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset do të merret nga hapësirat (kontigjenca) që i kanë lënë në hartimin e buxhetit për vitit 2022.

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Murati foli edhe për qëndrimin e ZRrE-së që në veri të vendit mos të ngritet çmimi i energjisë elektrike.


“Jemi duke punuar që problemet që s’kanë gjetur zgjidhje 20 vitet e fundit të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë”, tha ai.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni se si po trajtohet çështja e paralajmërimeve të ZRrE-së se serbët nuk do të preken nga shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike.

Në adresimin e sotëm ai u shpreh se për këtë di vetëm se dje ka pasur një raportim në Komisionin për Ekonomi, derisa nuk la pa fajësuar as kësaj radhe qeveritë paraprake për mënyrën e menaxhimit të tyre në 20 vjetët e kaluara.

”Nuk di se çka është diskutu, e di se dje ka qenë në raportim në Komisionin për Ekonomi, por nuk e di 0se çka është raportu dhe se si i janë referuar çështjes”, tha ministri Murati.