LAJMI I FUNDIT:

Murati tregon në detaje si do të bëhet aplikimi për shtesat që iu ndanë punëtorëve të sektorit privat e studentëve

Murati tregon në detaje si do të bëhet aplikimi për shtesat që iu ndanë punëtorëve të sektorit privat e studentëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar në detaje se si do të shpërndahen 100 eurot për secilën kategori përfituese.

Murati ka thënë se shtesat për pensionerët do ta dalin në pensionin e ardhshëm, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën.

“Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai.

Tutje ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit.

Njëqind eurot shtesë nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike, ndihmë apo lëmoshë
Lexo po ashtu Njëqind eurot shtesë nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike, ndihmë apo lëmoshë

“Pagat në sektorin publik do të dalin në fund të muajit. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë, pasi i kemi të dhënat dhe llogaritë bankare”, shtoi ai në ATV.

Ministri i Financave ka thënë se dallon kompensimi për studentët dhe sektorin privat.

“Për sektorin privat dhe studentët para se të behet pagesa do të duhet t’i kemi llogaritë bankare. Do të duhet të bëhet një proces i aplikimit përmes plotësimit të formularëve”.

Murati thotë se janë disa kritere për t’u përfituar kjo shumë.

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët
Lexo po ashtu Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

“Personi që përfiton duhet të ketë pagën më të vogël se 1 mijë euro. Një person nëse i takon të përfitoj në dy skema ai kompensohet vetëm një herë”.

“Kompensimi në sektorin privat do të bëhet përmes ATK-së siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me ratin e pakove tjera të Ringjalljes Ekonomike. Për studentët me shumë gjasë do të shkojmë përmes portalit e-kosova pasi ka ndërlidhje me regjistrin civil”.

Ministri thotë se do të përfitojnë të gjithë studentët pavarësisht i takojnë sektorit privat apo publik dhe s’ka rëndësi nëse janë në studime bachelor, master apo doktoraturë./Telegrafi/