LAJMI I FUNDIT:

Murati thotë se mërgata kontribuoi në rritjen e depozitave, vlera e tyre arrin në rreth 5 miliardë euro

Murati thotë se mërgata kontribuoi në rritjen e depozitave, vlera e tyre arrin në rreth 5 miliardë euro
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se mërgata po kontribuon në rritjen e depozitave në Kosovë.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ishte 4.88 miliardë euro.


“Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën euro, ishte 4.88 miliardë euro”, shkruan Murati.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bizneset kanë të depozituara rreth 1 miliard euro, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i përket ekonomive familjare. /Telegrafi/